Sylvinho falënderon tifozët kuqezi, mbetet i kënaqur me paraqitjen

Trajneri Sylvinho u shfaq i zhgënjyer me rezultatin ndaj Italisë, por vlerësoi paraqitjen e skuadrës, teksa theksoi se ekipi u pa në vështirësi vetëm në 20-25 minutat e para të takimit.

Zhgënjim për rezultatin apo i kënaqur me lojën?

I zhgënjyer me rezultatin, por i kënaqur me atë që dhamë në fushë.

Çfarë kishte pozitive dhe çfarë nuk bëmë mirë?

Nuk bëmë mirë në 20-25 minuta e para, pasi ishin shumë të vështira për ne. Më pëlqeu që luajtëm ndaj Italisë kampione të Europës, në një atmosferë fantastike dhe ishim në lojë deri në fund për të marrë barazimin.

Çfarë do të bëni ndryshe ndaj Kroacisë dhe çfarë do të bënit ndryshe në këtë takim?

Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin sot në stadium. Ishin shumë shqiptarë. Nuk duhet të harrojmë që kemi bërë një rrugëtim fantastik, me shumë sakrifica, për të qenë në këtë Europian. Sigurisht që punojmë 12 orë në ditë për ekipin dhe jemi këtu për të fituar ndeshjet, por sigurisht u kam thënë futbollistëve të shijojnë më maksimum këtë shans për të luajtur në Europian.

Gjimshiti tregon ku gaboi Shqipëria, ka disa fjalë edhe për tifozët

Kush është tifozi shqiptar që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe cili ishte motivi i këtij veprimi