Sylejmani: Kosova mund të arrijë shumë (VIDEO)

Ndihmëstrajneri i Sigal Prishtinës, Albert Sylejmani, në një intervistë për emisionin sportiv “Arena” në televizionin “Tribuna Channel”, ka folur për shumë gjëra që kanë të bëjnë me basketbollin.

Sylejamni ka nënvizuar se emërimi i një trajneri të huaj në Përfaqësuesen e Kosovë U16, nuk ka qenë veprim i duhur, por ka theksuar se Kosova ka një skuadër të fortë dhe mund të arrijë shumë.

Ndihmëstrajneri i prishtinasve, ka folur edhe për suksesin e Ligën Ballkanike dhe transferimin e Dardan Berishës në Cibona.  Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.