Suxho i bashkangjitet kampit stërvitor të Kosovës U17 në konkurrencën e femrave

Trajneri i Kombëtares së Kosovës U17, femrat, Donald Suxho ka ateruar në Kosovë dhe tashmë i është bashkuar ekipit me 14 vashat e reja kosovare, të cilat do të vazhdojnë përgatitjet deri më 17 janar, para nisjes në Ankara të Turqisë, ku do të zhvillojnë ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U17, femrat.

Kjo është një arritje kolosale për Federatën e Volejbollit të Kosovës që arriti të sigurojë shërbimet e një legjende botërore të volejbollit si Suxho për të zhvilluar grupmoshat e reja dhe potencialisht yjet e ardhshme të volejbollit kosovar.

Vashat që do të punojnë përkrah Suxhos, do të kenë mundësi të përfitojnë nga eksperienca dhe metodat e tij inovative në stërvitje për përgatitje sa më të mirë për një garë jashtëzakonisht të rëndësishme, siç janë kualifikueset e Evropianit.

Gjithashtu edhe për trajnerët që do të punojnë me Suxhon, entuziazmi ka qenë evident, pasi përvojat me të do të mund t’i transmetojnë në të mirë të volejbollit të Kosovës në të ardhmen, duke marrë parasysh bagazhin e Suxhos si lojtar por edhe si drejtor i një prej akademive më prestigjioze, IMG Academy, në ShBA.

Messi, Ronaldo, Fury, Neymar, Hamilton, Federer: 20 sportistët më të paguar të vitit 2022

Akil Makolli mbetet futbollist i lirë, konfirmon largimin nga Vushtrria