Suspendohet Ibrahimoviç

Paris Saint-Germain do të jetë pa sulmuesin Zlatan Ibrahimovic për dy ndeshjet kundër Monacos në muajin e ardhshëm, për shkak të suspendimit.

Dënimi i yllit suedez ka të bëjë me incidentin në përfundim të ballafaqimit mes PSG-s dhe Saint-Etienne më 25 janar ku Ibrahimovic u ndëshkua për ndërhyrjen e tij ndaj Romain Hamouma.

Mirëpo, Komisioni Disiplinor i Ligue 1 e konsideroj ndërhyrjen si sjellje të dhunshme duke i dhënë një dënim shtesë.

PSG do ta humb 33-vjeçarin nga 1 marsi, që nënkupton se ai do të mungojë në dy ballafaqimet me Monacon, në Ligue 1 dhe Coupe de France.