Supertalenti shqiptar thërret Suedinë A, Kosova e Shqipëria po presin

Suedia ka zbuluar një talent. Ai është Arbër Zeneli, lojtari nga Kosova, që po mahnit futbollin skandinav.

Mesfushori i Elfsborgut dhe Kombëtares U-21 të Suedisë, ka marrë lëvdata të mëdha nga ish kapiteni i Suedisë, Anders Svensson, i cili ka luajtur hiq më pak se 148 ndeshje me Kombëtaren e Zlatan Ibrahimoviqit.

38-vjeçari që tani luan në një skuadër me Zenelin, ua ka bërë me dije të gjithë ekspertëve, se 20-vjeçari nga Kosova është njëri prej talenteve më të mëdhenj që ka parë ai.

“Për Zenelin mund të them se është nëjri prej talenteve më të mëdha që kam parë ndonjë herë. Ai është absolutisht unik në kualitetet që ka”, ka thënë Svensson për ‘Fotbollskanalen.se’.

Por, çfarë thotë mesfushori me tipare ofensive. “Ajo çfarë thotë Svensson të bënë të ndihesh i lumtur, por unë do të vazhdojë të bëjë më të mirën që mundem”.

 

E ardhmja në Kombëtare

 

Në intervistën për ‘fotbollskanalen.se’,  Zeneli është pyetur edhe për të ardhmen e tij në Kombëtare. Lojtari deri më tani ka kaluar të gjitha grupmoshat e reja të Suedisë, kurse momentalisht luan me U-21. “Natyrisht dua të përfaqësojë vendim tim, por e di se këtë mund ta bëjë vetëm duke luajtur mirë në skuadër. Unë punojë sa më mirë që është e mundur, kurse thirrja nga Kombëtarja do të ishte një plus dhe një faturë që të bënë të ndihesh mirë”, ka deklaruar Zeneli, duke iu referuar Kombëtares A të Suedisë, pa përmendur e as pyetur për Shqipërinë apo Kosovën.

Ai ka debutuar vitin e kaluar me Elfsborgun, duke kontribouar me katër gola, kurse në dy javët e fundit shënoi dy herë në ndeshjet e Kupës. Kampionati në Suedi ende nuk ka filluar.

 

Kosova?

arber zeneli

I kontaktuar nga gazetaolle.com, përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, vetëm sa konfirmon fjalët e Svenssonit, për kualitetin e Zenelit. Mirëpo, a është ftuar ai për Kosovën ndonjëherë? “Arber Zenelin e njoh mirë, madje me trajnerin e tij kam miqësi. Lojtari momentalisht luan me Suedinë U-21, sikurse edhe disa lojtarë tjerë nga Kosova, prandaj edhe nuk e kemi ftuar”, u shpreh Bunjaku. (Gazeta Olle)