Superliga ‘zhvendoset’ në Dukagjin, ja si mund të ndryshojë tabela sot

Raiffeisen Superliga zhvendoset sot në Rrafshin e Dukagjinit, me dy ndeshjet që do ta mbyllin edhe xhiron e 29-të të këtij kampionati që doli të jetë shumë interesant.

Në ora 15:00, Besa e pret në shtëpi Hajvalinë, takim i cili shihet nga skuadra e Arbnor Morinës si ideal për t’iu kthyer fitores, e cila i jep një shpresë të vogël në ndjekjen e titullit. Një trepikësh eventual i pejanëve do t’i afronte ata në një pikë afër Prishtinës dhe gjashtë te Feronikeli, derisa ‘arushat’, që luajnë pa pikë presioni, me një fitore do t’i afroheshin Besës në një pikë.

Një orë më vonë, Vëllaznimi e pret Trepçën në Gjakovë ku synon të shijojë fitoren e dytë radhazi. Nëse skuadra e Genc Hoxhës fiton, jo vetëm që do ta kalonte Istogun në renditje, por do t’i barazonte pikët edhe me Drenicën (nga 35), duke e futur në vallen e barazhit edhe kuqezinjtë nga Skenderaj.

111