Superliga vjen me tri ndeshje, secila më e fortë se tjetra

Superliga është duke futur në fazën finale për edicionin 2020/21, teksa sot do të zhvillohen tri ndeshje të vlefshme për javën e 32-të.

Padyshim që përballja më interesante pritet të jetë në Gjilan, aty ku do të takohen dy ish-kampionat e Kosovës, Drita dhe Feronikeli.

Edhe pse dy skuadrat kanë objektiva krejtësisht të ndryshme, përballja ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë ka sjell rivalitet të fortë në fushë.

Duel interesante do të jetë edhe ai në Podujevë, pasi Arbëria pritet të përballet me Gjilanin.

Arbëria kanë kthyer shpresat për qëndrimin në elitë dhe fitorja e fundit përball Feronikelit po i jep motiv ende me të madh, ku synojnë edhe tre pikë ndaj kuqebardhëve.

Ndërsa të besuarit e Ismet Munishit nuk kanë asnjë objektiv dhe pozita e tyre është komode në renditje tabelare, ku në këtë ndeshje do të jenë pa presion.

Takimi i tretë për këtë ditë zhvillohet në Mitrovicë, ku do të përballen Trepça ’89 me Besën.

Mitrovicasit kërkojnë vetëm triumfin për t’i ikur zonës së rrezikut, ndërsa pejanë të cilët janë përshëndetur nga elita kërkojnë të bëjnë befasi edhe në “Riza Lushta”. /Gazeta Olle/