Superliga vazhdon sonte

Xhiroja e 23-të e Superligës së Kosovës në basketboll do të vazhdojë me tri ndeshjet tjera që do të zhvillohen sonte, pas derbit që u luajt mbrëmë ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës.

Kosova e Re Bashkimi e viziton Besën në Pejë, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:00. Ndërkaq, Trepça i shkon Vëllaznimit në Gjakovë (19:00), në kërkim të fitores, e cila e mban në garë për “Play-Off”. E dueli i fundit do të jetë ai ndërmjet Kastriotit dhe Golden Eagle Yllit. Kjo ndeshje fillon në orën 20:30. /Zëri/