Superliga vazhdon në fundjavë me ndeshje interesante, këto janë çiftet e xhiros së 23-të

Pas një jave të nxehtë në Superligën e Kosovës në futboll, ku pati edhe ndryshime në renditjen tabelare, ndeshjet interesante do të vazhdojnë edhe në këtë vikend.

Xhiro e 23-të fillon të premten me duelin mes Besës dhe Trepçës ‘89. Besa kthehet në Pejë pas humbjes nga Drita si mysafir, ndersa Trepça ’89 udhëton pas humbjes si vendas nga Prishtina.

Të shtunën Prishtina e pret Llapin ku edhe kërkon ta vazhdoj formën e mire të cilën e ka treguar në javët e fundit.

Ndërsa të dielën, Drita i shkon Feronikelit në Drenas ku pritet të jetë një duel mjaft i vështirë për kampionin në fuqi. Në anën tjetër, Ballkani luan si vendas ndaj Drenicës.

Këto janë çiftet e plota dhe orari për xhiron e 23-të:

E premte (05.03.2021)

Besa – Trepça ’89 13:00

E shtune (06.03.2021)

Prishtina – Llapi 13:00
Gjilani – Arbëria 13:00

E diel (07.03.2021)

Feronikeli – Drita 13:00
Ballkani – Drenica 13:00

/Gazeta Olle/