Superliga vazhdon në fundjavë, duele vendimtare për t’i ikur barazhit

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe në fundjavë me xhiron e 34-të. 

Tashmë vëmendja kryesore është tek lufta për mbijetesë dhe tek skuadrat që do t’i ikin barazhit, shkruan Gazeta Olle.

Ballkani veçse është shpallur kampion, ndërsa Feronikeli dhe Ulpiana zyrtarisht kanë rënë nga elita e futbollit kosovar.

Prishtina, Dukagjini, Malisheva dhe Drenica po luftojnë për t’i ikur vendit të tetë – vendi që dërgon në barazh.

E gjithë vëmendja do të jetë në Malishevë, aty ku do të takohen Malisheva e Drenica.

Humbësi i kësaj ndeshjeje pothuaj sigurt do të luajë në barazh.

Gjithsesi, interesant do të jetë edhe në Gjilan ku Drita është nikoqire e Dukagjinit.

Për Dritën tashmë gjithçka është e vendosur, ndërsa nëse Dukagjini merr pikë, atëherë sigurt edhe edicionin e ardhshëm do të luajë në barazh.

Prishtina duket se ka punë pak më të lehtë pasi ndeshet me Ulpianën në Lipjan dhe aty po pret ta sigurojë mbijetesën.

Më poshtë gjeni orarin komplet të ndeshjeve të javës së 34-të që luhen këtë vikend. /Gazeta Olle/

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka: Dita historike po vjen, Roma & Feyenoord do e bëjnë të paharrueshme finalen e Tiranës

Pamje të rënda, herën e fundit ku Roma dhe Feyenoord u takuan, ndodhi një përleshje masive në Romë