Superliga U19 shumë e fortë, ja cila skuadër udhëheq pas katër javësh

Janë luajtur katër javët e para të Superligës së 19 vjeçarëve, shkruan Gazeta Olle.

Pas katër ndeshjeve të luajtura, në tabelë udhëheqin Gjilani dhe Trepça ’89 me bilanc prej 100 përqind të fitoreve, teksa ndiqen këmba këmbës nga Feronikeli, Ballkani, Vushtrria dhe Drita.

Formë të dobët në ndeshjet e para kanë shfaqur Prishtina, Llapi dhe Besa.

Fitoren më të thellë të sezonit e ka regjistruar 2 Korriku që ka mposhtur 5 me 0 Vëllaznimin.

*Janë luajtur edhe ndeshjet e javës së pestë, por FFK nuk e ka përditësuar tabelën.

Tabela e plotë: