Superliga rikthehet në fundjavë, ky është orari i ndeshjeve

Pas një pauze shumë të gjatë, këtë fundjavë do të rikthehet Superliga e Kosovës në futboll.

Nesër me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohen tri ndeshje të xhiros së 19-të, kurse të dielën edhe dy tjera.

Kampioni në fuqi, Ballkani do të udhëtojë për t’u përballur me Malishevën, kurse Drenica do të jetë nikoqir i Llapit.

Ndërkohë, Gjilani do të jetë mikpritëse e Ferizajt.

Të dielën, Trepça’89 e pret Dritën, kurse Prishtina i shkon Dukagjinit.

Edhe këto dy përballje nisin nga ora 13:00 të dielën.

“Jam mysliman, isha zgjuar për namazin e mëngjesit”, kamerunasi i Hatayspor tregon se si i shpëtoi tërmetit

Derbi në Karagaçi, Peja pret Prishtinën