Superliga rikthehet në fundjavë, Dukagjini njofton për atmosferën e mirë te futbollistët para ndeshjes me Prishtinën

Pas pushimit dy javor, Superliga rikthehet në fundjavë me duele interesante të xhiros së 14-të.

Dueli hapës i kësaj jave zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit, të premten në “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.

Kryeqytetasit në ndeshjen e fundit barazuan ndaj Gjilanit, ndërsa klinasit vijnë pas fitores ndaj Feronikelit.

Skuadra e Dukagjinit ka zhvilluar sot seancën stërvitore, ku njoftojnë për një atmosferë të mirë te ekipi, para ndeshjes ndaj Prishtinës.

Postimi i Dukagjinit:

Stervitjet para ndeshjes ndaj Prishtinës! Atmosfera tek futbollistët dhe shtabi teknik është mjaftë e mirë para takimit të javës se 14-të, e që zhvillohet ditën e premte me fillim nga ora 13:00 ne stadiumin “Fadil Vokrri” ne Prishtinë.

Ndeshja e parë kampionale ndërmejet dy skuadrave ishte zhvilluar në xhiron e pestë, dhe kishte përfunduar me fitoren e Prishtinës 2-1 në udhëtim. /Gazeta Olle/

 

Ja cilat ekipe kalojnë në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë

Kosova në Dota 2 siguron medalje në turneun “IESF World Championship 2021”, mposht Hungarinë