Superliga përforcohet me një brazilian!

Krahas afrikanëve e koreanëve, në Superligën e Kosovës do të ketë edhe brazilian. Është Trepça, e cila mbrëmë, në orët e fundit ka paraqitur për regjistrim në Federatën e Futbollit e Futbollit të Kosovës, një sulmues brazilian.

Lajmin për Gazetën Olle, e konfirmon zyrtari i kësaj skuadre, Fidaim Haxhiu. “Braziliani është sulmues i krahut. Ai ndodhet me kryetarin e klubit në Turqi, dhe në ditët e ardhshme do të na bashkohet, bashkë me ukrainasin”, tha Haxhiu për gazetaolle.com.

Krahas brazilianit, Trepça ka paraqitur për regjistrim edhe katër koreanë, një ukrainas, një lojtar nga Shqipëria dhe një ganez. “Ganezi mund të na dështojë shkaku i vizës”, shtoi Haxhiu.

Kërkesat e Trepçës për regjistrim të lojtarëve të rinj janë këto: Lista e Trepçës: Agron Shabani (Hajvalia), Flakron Ibërdemaj (Gjilani), Adis Salihi (Deçiq), Kastriot Selmani (Trepça ’89), Hyunsso Lee (Republika e Koresë), Hojun Cho (Republika e Koresë), Ëon Yeong (Republika e Koresë), Min Kyong (Republika e Koresë), Florent Avdyli (Feronikeli), Lorik Arifi (Prishtina), Gëzim Syla (Trepça ’89), Enis Veliaj (Suedi), Andi Pllana (Trepça ’89), Sindrit Guri (Shqipëri), Andri Bobrov (Ukrainë), Felix Siameh (Ganë), si dhe braziliani, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur. (Gazeta Olle)