Superliga nuk ndalet as në mesjavë, të mërkurën zhvillohen tri ndeshje por vëmendja e plotë është në Gjilan

Të mërkurën dhe të enjten zhvillohen ndeshjet e xhiros së 33-të të Superligës.

Padyshim se kryendeshja e javës është ajo mes Gjilanit dhe Dritës, e cila zhvillohet nesër(e mërkure), shkruan Gazeta Olle.

“Intelektualët” janë në garë për titull dhe kjo përballje do të jetë shumë e rëndësishme për ta.

Edhe lideri i Superligës, Prishtina, luan nesër në udhëtim te Besa e Pejës, ndeshje e cila në letër duket shumë e lehtë, por pejanët kanë befasuar disa skuadra në këto javët e fundit.

Në luftën për mbijetesë, nesër Feronikeli i bën konak Trepçës ’89, ku pritet angazhim maksimal nga të dy skuadrat.


Të enjten zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera, Ballkani – Arbëria dhe Drenica – Llapi. /Gazeta Olle/