Superliga në aksion: Llapi për fitoren e parë, interesant edhe përballja e të inkuadruarave

Java e gjashtë në BKT Superligën e Kosovës në futboll do të startojë sot me dy ndeshje shumë interesante.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina pret Drenicën e cila e ka nisur mjaftë mirë sezonin, por që në ndeshjen e fundit pësoi humbje nga Drita 0-2.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Merdare me fillim nga ora 16:00, derisa dy ekipet futën në fushë për të marrë maksimumin e pikëve.

Ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet sot edhe në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku Ulpiana po i zhvillon ndeshjet si vendas.

Lipjanasit pas fitores së madhe në udhëtim te Gjilani 2-3, do të jetë nikoqir të Dukagjinit të Klinës.

Ashtu si Llapi edhe klinasit ende nuk kanë shijuar fitoren këtë edicion dhe synojnë që këtë gjë ta bëjnë sot ndaj Ulpianës.

Në anën tjetër lipjanasit janë të motivuar pas atij triumfi në Gjilan dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive në Superligë.

BKT Superliga e Kosovës

E shtunë

16:00 Llapi – Drenica

16:00 Ulpiana – Dukagjini

E diel

15:00 Drita – Gjilani

16:00 Malisheva – Ballkani

16:00 Feronikeli – Prishtina

Nuhiu para derbit: Ndeshje e veçantë për ne dhe tifozët tanë, besoj se do të përformojmë në mënyrën me të mirë

Këto janë shtatë ndeshjet që zhvillohen sot në Ligën e Parë