Superliga live: Vëllaznimi – Prishtina, Trepça – Besa, Kosova V. – Feronikeli dhe Ferizaj – Istogu

Vëllaznimi – Prishtina              (0:2)

Prishtina e shton epërsinë në 2:0. Realizon Shend Kelmendi.

Prishtina kalon në epërsi. Shend Kelmendi i inkuadruar në pjesën e dytë harkon për Bashkim Shalën, që shënon me kokë (0:1).

Super-lojë në Gjakovë. Raste shumë por jo edhe gola. Si gjakovarët ashtu edhe prishtinasit po luajnë lojë të hapur.

Kreyndeshja e javës së parë në Gjakovë, është ndërprerë për disa qaste. Ndodhi kjo pasi tifozët vendas hodhën mjete piroteknike në fushë.

Mesfushori i Prishtinës, Ylber Ramadani e ktheu një mjet piroteknikë te tifozët dhe situata u tensionua, për tu qetësuar më pas, dhe rifilluar loja.

Formacionet zyrtare: 

Vëllaznimi: Muhaxhiri, Yll Murta, Gjeraj, Buqaj, Rama, Dushi, Dylazaka, Daci, Kusari, Mazrekaj, Rudi. Trajner: Genc Hoxha. 

Prishtina: Mushica, Krasniqi, Ramdanaj, Kukaj, Haxha, Ramdani, Zhdrella, Haxhimusa, Osmani, Shala, Begolli. Trajner: Bylbyl Sokoli.

Trepça – Besa                             (0:1)

Besa kalon në epërsi. Kastriot Rexha arriti të realizojë në minutën e 89.

Skuadra nga Peja fare lehtë ka mundur që të pësoi gol në këtë ndeshje, por ishte ‘gardiani’ Flamur Neziri, ai i cili në dy raste të qind për qitna e shpëtoi portën e tij. ‘Muli’ në këtë ndeshje, ishte thjesht fantastik.

Fiton Hajdari i Trepçës, godet për mrekulli, topi përfundon në tërthorëse.

Kosova V. – Feronikeli           (0:2)

Mesfushori i Feronikelit, Xhevdet Shabani ndëshkohet me kartonë të kuq.

Feronikeli e shënon edhe golin e dytë. Mendurim Olluri shërben Përparim Livorekën, i cili shënon për 0:2.

Feronikeli kalon në epërsi. Qemail Elshani harkon nga këndi, bukur godet mesfushori Bujar Shabani për 0:1.

Ferizaj – Istogu                         (2:1)

Istogu e ka ngushtuar epërsinë në 2:1. Shënon sulmuesi më përvojë Suad Saliagiq.

Sërish gol në Ferizaj. Mensur Idrizi pason për Gëzim Rusin, ky i fundit e kalon edhe portierin dhe e dërgoi topin në rrjetë (2:0).

Ferizaj kalon në epërsi nëpërmjet Gëzim Rusit, i cili shënon gol të bukur me një goditje volej.