Superliga Live: Trepça ’89 – Kosova V. dhe Besa – Ferizaj

Pasi barazuan në pjesën e parë, në pjesën e dytë Trepça ’89 dhe Besa treguan forcën e tyre duke shënuar fitote kundër Kosovës së Vushtrrisë dhe Ferizajt. Me këto fitore të dy skuadrat kanë qëndruar në hap me Feronikelin dhe Prishtinën, ndërsa kanë kaluar Hajvalinë që luan nesër kundër Dritës. ‘Lufta’ për titull vazhdon të jetë e zjarrtë.

Trepça ’89 – Kosova V.  2:0

Trepça ’89 ka arritur të shënoj fitore me rezultat 2:0, duke e lënë pa fitore Kosovën e Vushtrrisë në pranverë. Golat i shënuan Edon Pasoma autogol dhe pak minuta para fundit Blernad Kurtishaj që gjeti golin e shtatë këtë kampionat.

Me këtë fitore Trepça ’89 ngjitet në pozitën e katërt me 28 pikë.

GOL: Kurtishaj shënon golin e dytë për ‘minatorët’. Ishte Hyseni që me një asistim të bukur e shërbeu Kurtishajn që nuk gaboi. Ky ishte goli i qetësisë. Trepça ’89 – Kosova V.  2:0.

GOL: Minuta e 60-të ka shënuar gol skuadra e Trepçë ’89 me autgolin e Edon Pasomës, ku e habiti goditja e Lushtakun.

Trepça ’89 rrezikon menjëherë me një gjuajtje nga Kreshik Lushtaku, por topi shkoi mbi portë. Minuta e 3-të.

 

Trepça ’89: Beqiri, Musa, Berisha, Bekteshi, Idrizi, Peci, Baliqi, Lushtaku, Mustafa, Hyseni, Kurtishaj . Trajner: Fahredin Duraku

Kosova V.: Tahiri, Kera, Shabani, Zuqaku, Zaberxha, Rashica, Ahmeti, Maxhuni, Pasoma, Hasani, Vokshi. Trajner: Bekim Shotani

 

Besa – Ferizaj  1:0

Mbyllet takimi edhe në Pejë

Besa ka arritur të fitoj 1:0 me golin e Qëndrim Dautajt.

GOL: Qëndrim Dautaj ka shënuar për Besën. Edhe 10 minuta deri në fund. Dautaj erdhi nga banka për ta kaluar në epërsi Besë.

Kjo ishte një hakmarrje e Qëndrim Dautajt kundër Ferizajt, që pas lëndimit të rëndë e lanë lojtarin të vetëm. Ky është goli i parë i Dautajt me Besën.

Fetim Kasapi ka goditur furishëm shtyllën pingule të portierit Rexhepi. Ky ishte rasti më i mirë në pjesë e dytë.  Minuta e 70-të.

Fatih Karahoda humb një rast të pastër ku nga 10 metra nuk qëllon portën. Ky ishte rasti më i mirë në këtë takim. Minuta e 45.

Lëndim i rëndë për Shpëtim Zharrën, i cili ka lënduar dorën dhe me auto-abulancë është larguar drejt spitalit. Në vend të tij është futur në lojë Fidan Hasani.  Minuta e 25.

Besa: Neziri, Zhara, Fl. Papuqi, Fi. Papuqi, Kasapi, Gashi, Nallbani, Qorraj, Milicaj, Karahoda, Rexha. Trajner: Arbnor Morina

Ferizaj: Rexhepi, Istrefi, Halimi, Shabani, Troshupa, Bardhi, Bushi, Berisha. M. Idrizi, Kuka, Rusi. Trajner: Rexhep Mureseli