Feronikeli afër titullit, fiton Besa

Feronikeli ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit, duke shënuar fitore në Mitrovicë ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3:1. Kanë mbetur edhe tri xhiro deri në mbyllje të kampionatit, Feronikeli ka tetë pikë më shumë se Prishtina e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndryshe, Besa në Pejë e ka mundur Drenicën me shifrat 3:2. Besa ka mbetur prapa në luftë për titull kurse Drenica tashmë rrezikon barazhin.

 

Besa – Drenica (3:1)

GOL: 88’ Ka shënuar gol Drenica më anë të Kastriot Mehmetit.

65’ Gjuan Tahiri por topi shkon jashtë.

GOL: 61’ Milicaj pason bukur te Kasapi i cili me qetësi mposht Sadikun për 3:0.

52’ Përsëri Rexha i vetëm me portierin, gjuan por jashtë.

GOL: 50‘ Besa ka rritur epërsinë në 2:0 me golin e shënuar nga Milicaj. Mjaftw gol i bukur.

40’ Ibrahimi gjuan nga goditja e dënimit por topi largohet nga barikada e lojtarëve pejanë.

38’ Dren Gashi provon, por gjuajtjen e tij e ndal Bytyqi.

33’ Kastriot Rexha i vetëm përballë Sadikur, gjuan por portieri vushtrrias ndalë gol të sigurt.

GOL: 28’ Besa ka kaluar në epërsi pasi një hutimi të mbrojtjes drenciase që kërkon pozitë jashtë loje. Ishte Karahoda ai që shënoi për 1:0, pas asistimit të Durakut.

27’ Dushi futet bukur në zonë dhe kthen një top te pika e penalltisë, nga ku gjuan Tahiri por mbi portë.

20’ Gashi gjuan por Sadiku tregon formën e tij.

2’ Me kokë gjuan Rexha, por mbron bukur Sadiku.

Besa: Bytyqi, Qorraj, Fl. Papuqi, Fis. Papuqi, Gashi, Kasapi, Duraku, Hasani, Karahoda, Rexha, Milicaj. Trajner: Arbnor Morina.

Drenica: Sadiku, Ibrahimi, Bejta, Cakaj, Geci, Sejdiu, Osmani, Thaqi, Tahiri, Dushi, Gashi. Trajner: Tahir Lushtaku.

Gjyqtarë: S.Isufi. F.Jakupi. G.Mehmeti. K.Vula

 

Trepça ‘89 – Feronikeli  (1:3)

(Mbyllet ndeshja)

Tifo grupi mitrovicas ‘Torcida’ thërrasin emrin e trajnerit të Feronikelit, Gani Sejdiu.

90’ Bekteshi gjuan nga largë por topi ndalet nga Kolshi.

87’ Gjyqtari Kelmendi ndëshkon me kartonë të verdhë Kolshin dhe Maliqin pasi u patën një dialog të nxehtë mes vete.

GOL: 80’ Feronikeli shënon golin e qetësisë. Olluri harkon bukur te Xhevdet Shabani i cili me kokë shënon për 3:1.

77’ Izmaku merr një top të mirë nga Peci por gjuan jashtë më kokë.

GOL: 64’ Harkim në zonë nga Xhevdet Shabani dhe me kokë Behar Maliqi shënon për 2:1.

54’ Olluri gjuan me kokë por mbron Manxholli.

50’ Peci rrezikon nga goditja e lirë por topi përfundon mbi portë.

46’ Baliqi pason bukur në zonë për Kurtishajn, por ky i fundit nuk arrinë ta drejtoj topin kah porta.

42’ Thaqi te Livoreka i cili pranon bukur topi gjuan por pak jashtë portës. Aksion i bukur i drenicasve.

38’ Kaqiku gjuan nga largë, por topi shkoi lartë mbi shtyllë.

GOL: 28’ Livoreka harkon në zonë dhe Olluri me gërrshër barazon për 1:1. Shumë gol i bukur nga Feronikeli.

22’ Olluri gjuan bukur por mbrojn Manxholli.

GOL: 16’  Një pasim i bukur nga Musaj te Kurtishaj i cili me lehtësi e kaloi Kolshin dhe shënoi për 1:0.

2’ Olluri provon por topi shkon jashtë. Provon edhe Elshani por pa sukses.

Trepça ’89: Manxholli, Kaqiku, Izmaku, Potoku, Musaj, Bekteshi, Baliqi, Peci, Mustafa, Lushtaku, Kurtishaj. Trajner: Afrim Tovërlani.

Feronikeli: Koloshi, Doshlaku, Gërbeshi, Thaqi, Lladrovci, Xh. Shabani, B. Shabani, Maliqi, Olluri, Elshani, Livoreka. Trajner: Gani Sejdiu.

Gjyqtarë: I.Kelmendi. A.Ejupi. B.Rama. B.Kosumi.