Prishtina dhe Gjilani fitojnë në frymën e fundit, Drita e nis sezonin e ri me barazim

BKT Superliga e Kosovës do të startojë me xhiron e parë, ku në program janë tri ndeshje mjaftë interesante.

Pas dy muajsh pushim dhe ndeshjeve të klubeve tona ën garat ndërkombëtare, Superliga e Kosovës kthehet në aksion.

Nënkampioni Drita do të luajë në ‘Riza Lushta’ përballë Trepçës ’89 të kthyer në elitë. Një ndeshje interesante, pasi këto skuadra gjithmonë dinë të zhvillojnë të tilla.

Në ndeshjen tjetër, Dukagjini do ta pres Prishtinën, në stadiumin ’18 Qershori’.

Klinasit pak kanë ndryshuar nga edicioni i shkuar, ndërsa Prishtina ka bërë shumë ndryshime, ndërsa në krye të skuadrës është Ismet Munishi. Kjo përballje i është besuar Mervan Bejtullahut.

Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është ajo mes Gjilanit dhe Ferizajt. Gjilanasit me disa ndryshime, pritet të jenë sërish kandidat për titull, ndërsa Ferizaj me ‘brumë vendor’ do të tentojnë ta thonë fjalën e tyre në elitë.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 17:00.


LIVE: TREPCA ’89 2 – 2 DRITA 

Përfundon ndeshja.

85′ GOOOOOL: Ardit Tahiri shënon nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin në 2-2.

82′ Rilind Nimani ndërhyn nga mbrapa në Ardit Tahirin dhe gjyqtari Kastrati akordon penallti.

72′ GOOOOOL: Drilon Islami godet nga distanca derisa topi u devijua nga Rexha dhe përfundoi në rrjetë, ngushtohet rezultati. 

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

39 GOOOOOL: Përsëri Mba, dyfishohet epërsia e 89-shit.

36′ GOOOOOL: Mba zhbllokon rezultatin, kalon vendasit në epërsi. 

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

KF Trepça ’89: Kaqiu, Muja, Rexhaj, Ameworlorna, Dushi, Peci, Nimani, Rrahmani, Gashi, Sekiraqa, Mba.

FC Drita: Maloku, Krasniqi, Limani, Balde, Blakqori, Namani, Jashari, Baftiu, Kryeziu, Selmani, Simonovski.


LIVE: DUKAGJINI 1 – 2 PRISHTINA 

Përfundon ndeshja.

92′ GOOOOOL: Muhamed Useini shënon gol me kokë për t’i dhënë Prishtinës epërsinë 1-2

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

41′ GOOOOOL: Ahmed Januzi barazon rezultati në 1-1.

23′ GOOOOOL: Prishtina realizon golin e parë të sezonit, kalon në epërsi përmes Endrit Krasniqit i cili për mrekulli shënoi nga goditja e dënimit. 

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

KF Dukagjini: Haxhihamza, Dallku, Shala, Syla, Basriu, Hugo, Qerimi, Ahmeti, Zylfiu, Merlaku, Januzi.

FC Prishtina: Nika, Mici, Bytyqi, Pllana, Useini, Gashi, Hamiti, Pefqeli, Krasniqi, Uka, Kryeziu.


LIVE: GJILANI 3 – 2 FERIZAJ

Përfundon ndeshja.

90+3′ GOOOOOL: Solomon përsëri, rikthen epërsinë e Gjilanit në fund të ndeshjes. 

84′ GOOOOOL: Solomon shënon me kokë në debutimin e tij, barazon rezultatin. 

48′ GOOOOOL: Betim Haxhimusa shënon me kokë pas asistimit fantastik nga Astrit Fazliu, përmbyset rezultati.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

35′ GOOOOOL: Ramush Ramadani barazon rezultatin pas një kundërzbritje të shpejtë.

24′ GOOOOOL: Mevlan Zeka shënon me kokë, kalon Gjilanin në epërsi. 

18′ Yll Hoxha ndëshkohet me karton të verdhë.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

SC Gjilani: Koliqi, Islami, Krivanjeva, Prekazi, Hoxha, Musolli, Dabiqaj, Ramadani, Cale, Zeka, Zabergja.

FC Ferizaj: Pas pak


/Gazeta Olle/ 

Trepça ’89 – Drita, publikohen formacionet zyrtare

Dallku: Është për të ardhur keq kjo humbje, në pjesën e dytë ishim më të mirë