Superliga: Dita e vendasve

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të xhiros së 18-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, të zhvilluara të shtunën.

Prishtina, Trepça 3:0

Me golat e Labinot Osmanit (2) dhe Ahmet Halitit, Prishtina mundi Trepçën 3:0. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë.

Gjatë takimit pati edhe goditje të shtyllave, nga Mentor Zhdrella (Prishtina) e Shpëtim Babaj (Trepça). Labinot Osmani humbi edhe një penallti në minutat shtesë.

 

(E plotësuar)

90+2′ Ndalet Durim Gashi nga Fitim Llapashtica. Osmani i Prishtinës e humb penltinë.

GOL: Labinot Osmani e shënon edhe golin e tretë për Prishtinën. Ai inkuadrohet për mrekulli në zonë dhe pa problem e dërgon topin në rrjetën e portierit Veliaj. Po zhvillohet minuta e 87.

GOL: Prishtina e shënon golin e dytë. Shënon Labinot Osmani për 2:0. Paraprakisht, Mentor Zhdrella, pas një goditjeje të lirë e qëlloi shtyllën e majtë të Trepçës me një goditje nga 25 metra.

GOL: Në minutën e 50 Prishtina kaloi në epërsi. Shënon Ahmet Haliti, pas një inkuadrimi në 16-metërsh.

 

Mbyllet pjesa e parë.

Kapiteni i Trepçës, Shpëtim Babaj e ‘bombardon’ transversalen e portierit Visar Bekaj, me një goditje të fortë nga rreth 30 metra.

Prishtina në minutat e para e ka marrë iniciativën. Në minutën e 15-të pas një harkimi nga këndi të Festim Krasniqit, Adnan Haxhaj goditi për mrekulli me kokë por topin me mund e largoi portieri i Trepçës, Enis Velia.

Te Prishtina mungon portieri Kushtrim Mushica, trajneri Bylbyl Sokoli e ka inkuadruar portierin e Visar Bekaj.

 

Formacione zyrtare:

PRISHTINA: Bekaj, Haxhaj, Kuka, Osmani, Kukaj, Shala, Ramdani Dr. Krasniqi, F. Krasniqi, Zhdrella, Haxhimusa. Trajner: Bylbyl Sokoli.

TREPÇA: Velia, Idrizi. Kutllovci, Llapashtica, Hajdari, Salihi, Babaj, Syla, Latifi, Rashica, Voca. Trajner: Ajet Shosholli.

 

Feronikeli – Vëllaznimi 3:0

 

Edhe Feronikeli mundi Vëllaznimin me rezultat të njëjtë, 3:0. Qemail Elshani shënoi në pjesën e parë për 1:0, ndërsa në të dytën shënuan edhe: Lapidar Lladrovci e Behar Maliqi. Për disa minuta, gjakovarët luajtën pa Yll Myrtën e ndëshkuar me karton të kuq.

 

(E plotësuar)

 

Përfundon ndeshja.

Vëllaznimi i përjashtohet një futbollist. Yll Myrta del para kohe  me kartonë të kuq.

GOL: Maliqi shënon për Feronikelin (3:0).

Gol: Feronikeli e ka shënuar edhe golin e dytë. Shënon Lapidar Lladrovci.

Përgjaket Alban Dylazeka i Vëllaznimit, pas një dueli me një lojtar të Feronikelit. Ai e la fushën për pak minuta.

 

Mbyllet pjesa e parë.

GOL: Qemail Elshani ka shënuar për Feronikelin pas një goditje të lirë nga largësia. Portieri i Vëllaznimi, Altik Muhaxhiri u hutua për ta kaluar topi vijën fatale.

Ndeshja e qetë në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj. Rastet e Behar Maliqit e Haxhi Shalës (Feronikeli) e Luigj Buqaj i Vëllaznimit, shkuan huq. Loja po zhvillohet kryesisht në mesin e fushës.

 

Formacione zyrtare:

FERONIKELI: Kolshi, Doshlaku, Shala, Gërbeshi, Lladrovci, Qorri, Olluri, Maliqi, Gashi, Elshani, Livoreka. Trajner: Gani Sejdiu.

VËLLAZNIMI: Muhaxhiri, Myrta, Mazrekaj, Gjeraj, Rama, Dylazeka, Dushi, Buqja. Rudi, Daci, Alimusaj. Trajner: Genc Hoxha.

 

 

Istogu – Drenica 1:0

 

Istogu i falet një penalltie të fituar në pjesën e dytë. Vendasit fituan 1:0. Penalltinë e realizoi, Besnik Krasniqi.

 

(E plotësuar)

 

Përfundon ndeshja.

Besnik Krasniqi shënon nga 11-metra (1:0).

Penalti në Istogu.

Mbyllet pjesa e parë.

Pa raste ideale në stadiumin ‘Demush Mavraj’ në Istog deri në minutën e 35-të.

Formacionet zyrtare:

ISTOGU: Valmir Hajrizi, Besnik Morina, Kadri Kastrati, Drilon Shabanaj, Erblind Mulaj, Diar Miftaraj, Besnik Krasniqi, Suad Saliagiq, Fatlum Gashi, Granit Arifaj, Agron Bruqi. Trajner: Nazmi Rama.

DRENICA: Burim Sadiku, Fetah Ibrahimi, Azem Bejta, Ismet Cakaj, Sami Geci, Liridon Syla, Arbios Thaqi, Besart Dushi, Kastriot Mehmeti, Hysen Tahiri, Dren Gashi. Trajner: Tahir Lushtaku.