Prishtina e pandalshme edhe në këtë javë, Gjilani vazhdon me formë të dobët

Sot u zhvilluan edhe dy ndeshje të javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina ishte mikpritëse e Llapit në ‘Fadil Vokrri’. Vendasit arritën të shkëpusin edhe tri pikë të radhës shume të rëndësishme për luftën e titullit të kampionit, të cilë po e zhvillon me Dritën dhe Ballkanin, shkruan Gazeta Olle.

Ndërsa, Gjilani në stadiumin me ‘bari sintetik’ e priti Arbërinë. Vendasit arritën të krijonin epërsinë përmes një autogoli, por krejt në fund të ndeshjes musafirët barazuan, duke e thelluar edhe më shumë krizën e rezultateve të gjilanasve.

Ndërkohë, nesës zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 23-të mes Feronikelit dhe Dritës, e cila gjithashtu pritet të jetë shumë interesante.


 Prishtina – Llapi 2-0 

– Përfundon ndeshja! 

+3 minuta lojë shtesë!

83′ Zëvendësim te Prishtina: Gauthier Mankenda inkuadrohet në vend të Alban Shillovës.

78′ Zëvendësim te Prishtina: Tun Bardhoku inkuadrohet në vend të Gledi Micit.

77′ Benjamin Emini (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë

72′ Gledi Mici (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë.

69′ Bllokoet goditja e Qëndrim Zybës (Pri) nga Ardit Peposhi (Llap)

58′ Sava Gardasevic dhe Ahmed Januzy hyjnë në lojë, dalin Kushtrim Shabani dhe Kastriot Selmani (Llap)

56′ Ardit Peposhi (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë.

54′ Lorik Boshnjaku (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë.

49′ Selmani (Llap) gjuan mbi portë.

46′ Fillon pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë!

34′ GOL! Alban Shillova (Pri) shënon dhe dyfishon epërsinë.

31′ GOL! Besnik Krasniqi (Pri) shënon me kokë pas asistimit të Leonit Abazit.

28′ Kastriot Selmani (Llap) ndëshkohet me karton të verdhë.

18′ Mentor Zhdrella del, në lojë futet Edon Sadriu (Llap) pas një zëvendësimi të detyrueshëm.

13′ Endrit Krasniqi (Pri) tenton por pa sukses.

08′ Alban Shillova (Pri) gjuan me kokë pas harkimit të Leonit Abazit, por pret për mrekulli Nava (Lla).

02′ Elvis Prençi (Llap) gjuan me kokë drejt shtyllës, shpëton Prishtina.

01′ Fillon ndeshja.


Prishtina: Haxho, B. Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E. Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu.

Llapi: Nava, Peposhi, Prençi, Haliti, Emini, Shabani, Ar.Ramadani, Zhdrella, Veliu, Selmani, Hoti.

(Gjyqtarë: M. Bejtullahu, E. Bicaj, F. Jashari, E. Zasella)


Gjilani – Arbëria 1-1

– Përfundon ndeshja! 

+5 minuta shtesë!

84′ Protestojnë ashpër futbollistët e skuadrës vendase duke kërkuar pozitë jashtë loje.

84′ GOL! Marclei Cezar (Arb) gjendet bukur brenda zonës dhe realizon për ta barazuar rezultatin 1-1.

83′ Zëvendësim te Arbëria: Aldin Adzovic inkuadrohet në vend të Dior Zabërgjës.

82′ Zëvendësim te Gjilani: Shend Kelmendi inkuadrohet në vend të Keita Razak.

81′ Bruno Arrabal (Arb) ndëshkohet me karton të verdhë.

80′ Gerhard Progni (Gjil) gjuan nga goditja e dënimit, por intervenon Andi Thaqi.

74′ Ardit Hila (Gjil) gjuan nga distanca, por pret sërish Andi Thaqi.

71′ Gerhard Progni (Gjil) gjuan me të majtën nga distanca, por ndal me sukses Andi Thaqi.

70′ Zëvendësim te Gjilani: Keita Aziz inkuadrohet në vend të Ivan Fustar.

70′ Ardit Hila (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

69′ Zëvendësim te Gjilani: Tomislav Busiç inkuadrohet në vend të Darko Nikaç.

68′ Zëvendësim te Arbëria: Qlirim Kashtanjeva inkuadrohet në vend të Agon Llugiqit.

62′ Keita Raza (Gjil) gjuan brenda zonës, por pret Andi Thaqi.

61′ GOL! Agron Bruqi (Arb) në tentim për ta larguar topin e ka dërguar në portën e tij për ti dhënë epërsinë skuadrës së Gjilanit, 1-0.

58′ Kreshnik Bahtiri (Arb) ndëshkohet me karton të verdhë.

48′ Agon Llugiqi (Arb) gjuan por pret Koliqi (Gjil)

46′ Fillon pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë!

41′ Keita Razak ishte afër shënimit por pa sukses.

28′ Besar Musolli (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë.

17′ Keita Razak (Gjil) godet shtyllën.

12′ Darko Nikac (Gjil) lëshon rast ideal për Gjilanin.

11′ Gerhard Progni (Gjil) gjuan nga distanca, por mbi portë.

01′ Fillon ndeshja.


Gjilani: Kolici, Hila, Hajdari, Dallku, Rezak, Nikac, Useini, Musolli, Veliu, Fustar, Progni.

Arbëria: Thaqi, Arrabal, Hyseni, Avdulli, Pira, Zabërgja, Bahtiri, Llugiqi, Bruqi, Kryeziu, Hot.

(Gjyqtarë: A. Shala, L. Muhadri, A. Bullatovci, A. Halilaj)


/Gazeta Olle/