Paqe në kryeqytet, Ibrakoviq debuton me barazim te Prishtina

Sot është zhvilluar ndeshja hapëse e xhiros së 14-të në Superligë.

Prishtina ka barazuar pa gola me Dukagjinin në “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.

Kryeqytetasit erdhën në këtë ndeshje me një ndryshim të madh, pasi Abdulah Ibrakovic ka zëvendësuar Zekirija Ramadanit në stolin e ekipit.

Megjithatë, Ibrakovic debuton në elitën e futbollit kosovar me barazim.


Prishtina 0 – 0 Dukagjini 

Përfundon ndeshja.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Fillon ndeshja.

Prishtina: Halimi, B. Krasniqi, Bekteshi, Mici, Abazi, Boshnjaku, Karabeci, E. Krasniqi, Tolaj, Hoti, Kryeziu.

Dukagjini: Haxhihamza, Jashanica, Dallku, Kuçi, Basri, Syla, Shabani, Ahmeti, Mërlaku, Da Silva, Januzi.  

Gjyqtarët: V. Hoxha, Z. Rrahimi, F. Jakupi, L. Jashari – VAR: Sh. Murtezi

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë

/GazetaOlle/

Mourinho dhe Xhaka mund të bashkohen në janar

Interi dhe Tottenhami në luftë për mesfushorin e Bayern Munich