Mbyllen ndeshjet vendimtare në Superligë, Malisheva shkon në barazh ndërsa Drita shpallet nënkampione

Edicionit 2021/22 në BKT Superligën e Kosovës po i vije fundi me ndeshjet e xhiros së fundit që zhvillohen ditën e sotme.

Kampioni tanimë dihet që është Ballkani për herë të parë në histori të klubit, por edhe skuadrat që do të luajnë në Evropë si Drita, Gjilani e Llapi.

Dy skuadrat që bien direkt nga elita e futbollit kosovar janë Feronikeli nga vendi i fundit dhe Ulpiana e parafundit.

Ndërkohë sfidë e madhe po luhet për t’iu shmangur pozitës së tetë, pozitë që e dërgon skuadrën që mbetet aty në fund në barazh.

Malisheva dhe Dukagjini përballen në stadiumin Liman Gega në Malishevë, ku dy skuadrat kërkojnë shpëtimin.

Vendasve iu kryen punë vetëm fitorja për t’i ikur pozitës së tetë, derisa mysafirët do të jenë të kënaqur edhe me barazim.

Drenica që ndodhet për momentin në pozitën e tetë ka punë më të lehtë, pasi luan përballë Feronikelit tanimë të rënë.

Edhe Prishtina nuk ka asgjë të sigurt dhe synon fitoren në udhëtim te Llapi për t’iu shmangur barazhit.

Ndeshje shumë interesante, por edhe festë pritet të zhvillohet në Suharekë. Ballkani pret Gjilanin ku synon ta mbyllë kampionatin me fitore, derisa mysafirët duan fitoren për pozitën e dytë.

Ndeshja e fundit, por jo nga rëndësia zhvillohet në Gjilan mes Dritës dhe Ulpianës.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në BKT Superligë fillojnë nga ora 15:00.


MALISHEVA 0-0 DUKAGJINI

Përfundon ndeshja.

90+5 Hasan Hyseni (Mal) dhe Dren Gashi (Duk) ndëshkohen me karton të kuq pas përleshjes në fushë.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Dumani, Kryeziu, Xhaka, Pira, Bruqi, Maliqi, Marc Olivier, Pefqeli, Shabani, Sobowale.

Dukagjini: Muhaxhiri, Dallku, Syla, Basri, Shala, Shabani, Jashanica, Carioca, Gashi, Mërlaku, Chibueze.


BALLKANI 2-0 GJILANI

Përfundon ndeshja.

70′ Gerhard Progni gabon në tentimin e përsëritur të penalltisë, pret bukur Frashëri – mbetet 2-0.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

40′ GOOOOOOL: Ermal Krasniqi realizon bukur për të dyfishuar epërsinë.

25′ GOOOOOOL: Lumbardh Dellova me një “predhë” nga 20 metra mposhtë Arion Ymerin për 1-0.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Gashi, Ar.Thaqi, Hoxha, Jashanica, Dellova, As.Thaqi, Gripshi, Korenica, Baftiu, Krasniqi.

Gjilani: Ymeri, Halili, Torassa, Hajdari, Krasniqi, Useini, Musolli, Kelmendi, Cale, Prekazi, Progni.


DRITA 5-0 ULPIANA 

Përfundon ndeshja.

89′ GOOOOOL: Shënon Almir Ajzeraj, 5-0 për Dritën

82′ GOOOOOL: Vjen edhe goli i katërt për Dritën, realizon Dienit Isufi.

66′ GOOOOOL: Drita realizon edhe golin e tretë ndaj Ulpianës, shënon përsëri Ardit Tahiri. 

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

10′ GOOOOOL: Ardit Tahiri dyfishon epërsinë e Dritës.

08′ GOOOOOL: Astrit Fazliu kalon Dritën në epërsi. 

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drita: Rexhepi, Limani, Bardhoku, Balde, Blakçori, Fazliu, Jashari, D.Islami, Muja, Krasniqi, Tahiri.

Ulpiana:


LLAPI 1-2 PRISHTINA 

Përfundon ndeshja.

62′ GOOOOOL: Përsëri Mankenda, përmbyset rezultati. 

59′ GOOOOOL: Mankenda shënon për të barazuar rezultatin në Podujevë.

51′ GOOOOOL: Shënon Valmir Veliu nga penalltia, 1-0 për Llapin

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Emini, Idrizi, Jashari, Veliu, Selmani, Maliqi, Sadriu, Llapashtica, A.Shabani, Amadu.

Prishtina: Halimi, Krasniqi, Pllana, Mici, Boshnjaku, Karabeci, Abazi, Zyba, Mankenda, Kryeziu, Sadam.


FERONIKELI 2-3 DRENICA

Përfundon ndeshja.

75′ GOOOOOL: Feronikeli shënon edhe golin e dytë, realizon Ardi Qorri nga goditja e dënimit.

64′ GOOOOOL: Feronikeli kundërpërgjigjet menjëher, ngushton rezultatin përmes Sokol Kiqinës.

63′ GOOOOOL: Drenica realizon edhe golin e tretë, realizon Armend Abazi. 

56′ GOOOOOL: Drenica dyfishon epërsinë përmes Kreshnik Ukës.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

47′ GOOOOOL: Osman Mëziu kalon Drenicën në epërsi 0-1.

24 minuta lojë shtesë.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli:

Drenica: Shala, Thaqi, Jashari, Abazi, Veliqi, Hamiti, Shabani, Dervishaj, Dushi, Uka, Zabergja.


/Gazeta Olle/

RigoN nga BNE do të luajë në showmatch me lojtarë të famshëm të PGL Antwerp Major

Daja: Kjo fitore është për gjithë qytetin, çdo tifoz të Suharekës dhe në veçanti tifozët ‘Xhebrailat‘