Drita rikthehet te fitorja, Llapi i fortë për Ballkanin

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në kuadër të xhiros së 22-të në elitën e futbollit kosovar.

Drita është rikthyer te fitoret pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, derisa ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 3-1.

Ndërkohë dramë ka qenë në Podujevë, ku Llapi ka mposhtur Ballkanin me rezultat 1-0.

Goli i Edon Sadriut ka qenë vendimtar për vendasit që kanë marrë tri pikë të mëdha në luftën për mbijetesë.

Llapi – Ballkani 1-0
  • Mbyllet gjithçka në Podujevë, Llapi mposhtë Ballkanin 1-0

+4 minuta shtesë

87′ Mevlan Zeka i mysafirëve ndëshkohet dy herë brenda disa sekondave me karton të verdhë dhe gjyqtari Shpëtim Murtezi e përjashton nga ndeshja.

69′ GOL. Llapi kalon në epërsi me golin e Edon Sadriut 1-0 pas një asistimi fantastik nga Arbnor Ramadani.

63′ Karton i kuq për vendasit. Coric përjashtohet nga loja pasi pengoi në hyrje të zonës Mevlan Zekën

  • Mbyllet pjesa e parë

35′ Blend Baftiu (Ball) gjuan me kokë, por topi shkon pranë portës.

30′ Kastriot Selmani (Llap) gjuan me kokë nga afërsia, por vetëm mbi portë.

22′ Mentor Zhdrella (Llap) gjuan nga ndërprerja, por pret Damir Luljanovic.

20′ Valmir Veliu (Llap) gjuan brenda zonës, por topi shkon jashtë.

  • Fillon Ndeshja

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Peposhi, Prençi, Haliti, Idrizi, Shabani, Ar.Ramadani, Zhdrella, Veliu, Selmani, Hoti.

Ballkani: Ljulanovic/ Thaqi, Potoku, Gripshi, Krasniqi, Daku, Kuç, Jashanica, Prekazi, Baftiu, Zeka

 Drita – Besa 3-1

  • Mbyllet ndeshja në Gjilan, Drita fiton 3-1 ndaj Besës

68′ Ilir Blakçori (Dri) gjuan me volej brenda zonës, por topi shkon jashtë portës.

67′ GOL! Bujar Shabani (Dri) pasi shërbehet bukur nga Betim Haxhimusa e dërgon topin drejt rrjetës me kokë 3-1.

65′ GOL! Ardi Hajdini (Bes) gjendet bukur brenda zonës dhe realizon për ta ngushtuar rezultatin 2-1.

62′ Zëvendësim te Besa: Boiken Shala inkuadrohet në vend të Diellor Besenit.

57′ Zëvendësim te Drita: Bujar Shabani inkuadrohet në vend të Erjon Vucajt.

47′ Xhevdet Shabani (Dri) gjuan nga ndërprerja, godet traversën.

  • Mbyllet pjesa e parë

34′ Kastriot Rexha (Dri) gjuan me kokë, mbi portë.

20′ Erjon Vucaj (Dri) gjuan nga jashtë zonës, por pret Agron Kolaj.

20′ Astrit Fazliu (Dri) gjuan me gjysmë volej brenda zonës, por pret me sukses ‘gardiani’ Agron Kolaj.

15′ GOL! Xhevdet Shabani (Dri) gjuan zhagas nga ndërprerja dhe realizon një super gol për 2-0.

14′ Diar Halili (Bes) ndëshkohet me karton të verdhë!

10′ Xhevdet Shabani (Dri) harkon rrezikshëm brenda zonës, por Agron Kolaj e dëbon topin për të shpëtuar gol të sigurt.

05′ GOL! Xhevdet Shabani (Dri) gjuan me të majtën brenda zonës dhe realizon për 1-0.

1′ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku/ Ajzeraj, Limani, Cuculi, Blakqori/ Namani, Fazliu, Vucaj/ Xh.Shabani, Rexha, Haxhimusa

Besa: Kolaj/ Ajdini, Rajovic, Halili, Maliqi/ Salihu, Sheqerolli, Brruti/ Syla, Qorri, Tahiri