Hajvalia i jep ‘shkelmin’ e fundit 89-shit

Hajvalia ka mposhtur Trepça ’89 me rezutat të ngushtë 1:0 me golin e Shkëlqim Pacollit.

Ndeshja tjetër ndërmjet Vëllaznimin dhe Dritës është mbyllur pa fitues 1:1.

 

Hajvalia – Trepça ’89   1:0

Mbyllet ndeshja edhe në Kizhnicë

78’ Pevqeli gjuan nga 12-13metra por topi godet vetëm shtyllën .

68’ gjuan Idrizi nga gjuajtja e lirë por në duart e Troshupës.

60’ Hajvalia ka rrezikuar me Pevqelin dhe Zenelin, por pa sukses.

Mbyllet edhe pjesa e parë në Kizhnicë pasi kaluan edhe pesë minuta lojë shtesë.

Pacolli është lenduar shumë dhe është dërguar me auto ambulancë në spital. Në vend të tij ëshët futur Përparim Islami.

ambullanca

GOL: 33’ ka shënuar Pacolli me kokë, pasi që topi u kthye nga një goditje e njërit prej sulmuesve. Pacolli u lëndua nga Beqiri pas goditjes me kokë.

30’ Liridon Leci gjuan fuqishëm por topi shkon pan portës së Beqirit.

28’ Hajvalia rrezikon me Pevqelin i cilu gjuan por Beqiri mbron me këmbë.

16’ Hyseni kishte rast të mirë pas asisitimit të Kurtishajt, por Troshupa pret.

Hajvalia: Troshupa, Leci, Pacolli, Pekazi, Dragusha, Karabegu, Pevqeli, Ramadani, Ahmeti, Osmani, Zeneli. Trajner: Naser Prapashtica.

Trepça ’89: Beqiri, Musaj, Idiriz, Izmaku, Bekteshim Sahiti, Peci, A. Mustafa, Lushtaku, Hyseni, Kurtishaj. Trajner: Afrim Tovërlani.

Vëllaznimi – Drita   1:1

Mbyllet ndeshja në Gjakovë

Tahiri i mbyll takimin në kundërsulmin e Dritës, ndërsa kjo i irritoi lojtarët mysafirë që u sulën drejt gjyqtarit, por situata u qetësua nga forcat policore dhe trajneri Shahini.

90’ Buqaj gjuan por topi shkon lartë mbi portë.

89’ gjuan bukur Sermaxhaj nga distanca por ndal Muhaxhiri.

GOL: 60’ ka shënuar Drita golin e barazimit me anë të Murati, i cili mor një top nhga Tusuni.

GOL: 56’ gjuan nga gjuajtja e lirë Gjeraj dhe topin e kthyer e dërgon në rrjetë Albutrint Morina, për 1:0.

47’ Muhaxhiri lëshon portën dhe shpëton një gol të sigurt, pasi Murati ishte afër.

Është mbyllur pjesa e parë në mes të Vëllaznimit dhe Dritës, në një ndeshje ku të dy skuadrat janë treguar të kujdesshme.

34’ gjuan me të majtën Rudi dhe me mund ndalon topin Latifi.

14’ Osmani harkon bukur te Murati i cili gjuan me kokë por shtylla ia mohon golin.

10’ Nikoliqi rrezikon portën e Dritës, por Latifi ndërprenë aksionin.

Vëllaznimi: Muhaxhiri, Gjeraj, Myrtaj, Mazrekaj, Rama, Rudi, Daci, Dylazeka, Nuza, Nikoliq, Syla. Trajner: Genc Hoxha.

Drita: Latifi, Syla, A. Limani, Osmani, Haliti, Hajdari, M. Limani, Kastrati, Baxhuku, Tusuni, Murati. Trajner: Afrim Shahini.