Hajvalia mund Dritën, ruan hapin për titull (VIDEO)

Hajvalia ka arritur të fitojë kundër Dritës me rezultat 2:1 me golat e shënuar nga Enis Zabërxha dhe Shkëlqim Pacolli. Për Dritën shënoi nga pika e bardhë  Mensur Limani.

Me këtë fitore Hajvalia ngjitet në pozitën e tretë ndësa Drita mbetet e nëtna me 20 pikë.

Hajvalia – Drita  2:1

GOL: Enis Zabërxha ka kaluar në epërsi Hajvalinë në minutën e 5-të të këtij takimi. Shumë protesta nga mysafirët.

Gol: Ka barazuar rezultatin Mensur Limani nga pika e bardhë (1:1). Arbër Prekazi ndaloi Alban Shillovën, ndërsa Iliri Shuleta tregoi në pikën e bardhë.

 

 

Është mbyllur pjesa e parë, ndërmjetë Hajvalisë dhe Dritës 1:1. Mysafirët ishin më të rrëzikshëm pas shënimit të golave, në këtë pjesë lojë duke pasur dy raste të mira me kokë me Ardian Limanin dhe Alban Shillovën.

 

GOL: Hajvalia ka arritur të kthej epërsinë me një gol të shënuar me kokë nga Shkëlqim Pacolli në minutën e 47-të. Ai shënoi pas një harkimi të bukur të Azem Ahmetit 2:1.

 

Hajvalia kishte një rast të bukur me Shkëlqim Pacollin, ndërsa dy minuta më vonë, Përparim Osmani I Dritës, nuk e qëlloi portën më kokë, por duart e Avdylit.

Hajvalia rrezikoi edhe me Pevqelin por Latifi në vend.

 

Hajvalia : Avdyli, Islami, Pacolli, Prekazi, Dragusha, Hamiti, Pevqeli, Zaberxha, Ahmeti, Guraziu, Zeneli. Trajner: Ismet Munishi.

DritaLatifi, A. Limani, Syla, Haltiti, Osmani, Tusuni, M. Limani, Kelmedni, Kastrati, Gashi, Shillova. Trajner: Sedat Pajaziti.   

‘Intelektualët’ nuk e kanë lënë vetë skuadrën e tyre të zemrës Dritën dhe kanë udhëtuar në numër të konsideruar në Prishtinë.

Siç dihet gjilanasi bardhë e kaltër gjithmonë e përkrahin skuadrën e tyre të zemrës dhe në kryeqytet janë në numër më të madh se ‘Arushat’ që nuk mungojnë dhe kanë zënë vend në lindje.

 

DRITA