Gjilanin barazon me Dukagjinin, Feronikeli shënon fitore të pastër ndaj Llapit

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së tretë Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani dhe Dukagjini i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së tretë në BKT Superligën e Kosovës.

Takimi i zhvilluar në Gjilan përfundoi pa gola, por rastet nuk munguan për asnjërën palë.

Pas javës së tretë, Gjilani është në vendin e katërt me pesë pikë, derisa Dukagjini gjendet në të shtatin me dy sosh.

Në anën tjetër, Feronikeli ka fituar në udhëtim te Llapi me rezultat 0-2.

Në minutën e 45+2, Dren Gashi kaloi në epërsi skuadrën nga Drenasi, për të shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë me epërsi.

Ishte Diar Prokshi që realizoi golin e dytë për Feronikelin në minutën e 64-të.

Pas javës së tretë, Feronikeli është në vendin e gjashtë me tre pikë, gjersa Llapi në të tetin me dy sosh.


GJILANI 0 – 0 DUKAGJINI 

Përfundon ndeshja.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Prekazi, Halili, Hoxha, Dabiqaj, Musolli, Progni, Torassa, Cale, Krasniqi.

Dukagjini: Haxhihamza, Mërlaku, Shala, Basriu, Kuçi, Ahmeti, Hasanaj, Da Silva, Shabani, Dallku, Chibueze.


LLAPI 0 – 2 FERONIKELI 

Përfundon ndeshja.

63′ GOOOL: Diar prokshi dyfishon epërsinë e Feronikelit. 

Fillon pjesa e dytë.

45+2′ GOOOL: Dren Gashi realizon për t’i dhënë epërsinë Feronikelit. 

– Mënjanihet problemi dhe nis takimi.

– Anulohet njëherë takimi shkak i tifozëve të shumtë që gjenden në tribuna.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare: 

Llapi: Coric, Emini, Prençi, Ramadani, Selmani, Maliqi, Shillova, Shabani, Peposhi, Da Silva Neto, Fazliu. 

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Shala, Shabani, Kiqina, Morina, Bejta, Ahmeti, Maliqi, Gashi, Qorri. Kryetrajneri:


/Gazeta Olle/

Numër i çuditshëm në fanellë, Manaj bëhet gati për debutimin në Serie A

Dallku thotë se Dukagjini mund t’i merrte pikët e plota ndaj Gjilanit, ka një mesazh për gjyqtarët