Besa rrëzon Hajvalinë, Prishtina baras

Besa ka treguar dhëmbët duke e mposhtur Hajvalinë në kryeqytet me rezultat 1:3. Prishtina nuk arriti të marrë më shumë se një barazim me Dritën (1:1), ndërsa Istogu mposhti me plot meritë Trepçën ’89.

Kosova e Vushtrrisë ka treguar se është një nivel më lartë se skuadrat e mbijetesës duke e mposhtur edhe Ferizajn si mysafirë 0:1.

Drita – Prishtina  1:1 (përfundoi)

GOL: Ismet Ramushi barazon rezultatin në 1:1, pas një aksioni të bukur të skuadrës mysafire.

GOL: Durim Gashi ka shënuar për 0:1 për Prishtinën. Ai mori një asistim të bukur nga Endrit Krasniqi. Minuta e 70.

48’ Spektakël nga tifozët vendas Intelektualët që e mbushën me mjete piroteknike fushën për ta ndërprerë ndeshjen për disa çaste.

29’ Drita kishte dy raste të mira. Gjuan Mensur Limani nga 30 metra por Bekaj mbron.

8’ Mundësi e artë për Prishtinën, golin Driton Krasniqit ia mohon Artan Latifi.

Drita: Latifi, Osmani, Syla, A. Limani, Tusuni, Kastrati, Ajdari, Kelmendi, M. Limani, Murati, Shillova . Trajner: Sadat Pajaziti.

Prishtina: Bekaj, Kuka, Thaqi, Kukaj, Haliti, D. Krasniqi, Ramadani, Berbatovci, Kelmendi, Osmani, Gashi. Trajner: Bybyl Sokoli.

 

Hajvalia – Besa   1:3 (përfundoi)

Rexha gjuan por mbi portë. Minuta e 85.

GOL: Mark Milicaj ka shënuar në minutën e 61 për Besën. Hajvalia – Besa 1:3.

Gjyqtari i ndeshjes  Artan Tahiri ka larguar nga loja trajnerin Ismet Munishi, i cili kishte shumë ankesa drejt tij pas pjesës së parë.

45+1 Rast i artë për Hajvalinë. Pevqeli nuk shënon, kërkojnë sërish penallti, pasi Papuqi e ndal me dorë, por Tahiri nuk mendon kështu.

GOL: 32’ Besa rikthen epërsinë. Nga gjuajtja e lirë harkon Kasapi, Semir Zeneli shënon autogol.

30’ Semir Zeneli nuk godet mirë me gërshërë.

GOL: 28’ Shënon Hajvalia. Fillim Guraziu realizon nga afërsia, pas shërbimit të mirë nga e djathta të Mërgim Pevqelit.

19’ Azem Ahmeti për pak nuk shënon nga gjuajtja e lirë.

Hajvalia kërkon penallti, por Artan Tahiri nuk dëgjon. Minuta e 18-të.

GOL: 3′ Dukagjin Gashi shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë për Besën.

Hajvali: Avdyli, Hashani, Pacolli, Prekazi, Leci, Hamiti, Pevqeli, Zaberxha, Ahmeti, Guraziu, Zeneli. Trajner: Ismet Munishi

Besa: Neziri, Qorraj, Fl. Papuqi, Hasani, Fi. Papuqi, Gashi, Kasapi, Milicaj, Rexha, Duraku, Karahoda. Trajner: Arbnor Morina.

 

Ferizaj – Kosova (V).  0:1  (përfundoi)

70’ Dardan Bytyqi kishte rast të mirë por nuk arriti ta mposht Tahirin, pasi ishte shtylla që e shpëtoi atë.

GOL: 29’ Kosova e Vushtrrisë kalon në epërsi. Shënon Milot Rashica.

10′ Po dominon Kosova e Vushtrrisë ndaj Ferizajt.

Ferizaj: Rexhepi, Istrefi, Shabani, Mir. Idrizi, Çerkini, Berisha, M. Idrizi,Bushi, Tershana, Bytyqi, Rusi. Trajner: Rexhep Murseli

Kosova V.: Tahiri, Shabani, Halimi, Gerxhaliu, Vokshi, Pantina, Statovci, Kera, Maxhuni, Rashica, Zuqaku. Trajner: Bekim Shotani

 

Istogu – Trepça ’89   1:0  (përfundoi)

Granit Arifaj merr topin kalon një mbrojtës por gjuan pranë portës.

89-shi kishte dy raste tw mira me Kuritishajn dhe Baliqin por pa suksese. Ndeshja u ndërpre per disa minuta pasi disa persona jozyrtar ishin afër vijave.

GOL: 45’ Granit Arifaj merr një top në zonë kalon bukur nëj mbrojtës dhe gjuan tokazi për 1:0.

29’ Arifaj gjuan me gërrshër pot topi shkon afër shtyllës.

23’ Berat Hyseni kishte rast të artë por Hajrizi ndal topin.

7′ Fatlum Gashi i Istogut qëllon shtyllën e majtë të Manxhollit nga gjuajtja e lirë

Është ndërprerë ndeshja për një minutë për shkak të mjeteve piroteknike.

Istogu: Hajrizi, Morina, Kastrati, Shabani, B. Krasniqi, Dervishaj, Bruqi, F. Gashi, K. Gashi, Jahaj, Arifaj. Trajner: Nazmi Rama.

Trepça ’89: Manxholli, Sahiti, Izmaku, Berisha, Potoku, Peci, Baliqi, D.Mustafa, Idrizi, Hyseni, Lushtaku. Trajner Afrim Toverlani