Dy super ndeshjet e sotme të Superligës u mbyllën pa fitues

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy super ndeshje që janë në program për tu zhvilluar, njëra në Gjilan e tjetra në Podujevë.

Sot në program janë edhe dy sfida për tu zhvilluar, ku vëmendja e gjithë adhuruesve të futbollit kosovar është në sfidën Drita – Gjilani.

Derbi i Anamoravës i gjen dy skuadrat në luftën për titull të kampionit, edhe pse Gjilani ka është pesë pikë para Dritës në vendin e dytë.

Ky është derbi i tretë këtë edicion mes dy skuadrave, pasi në dy të parët kishin fituar Gjilani me rezultat të pastër 0-2 dhe 1-0.

Drita synon të kthehet te fitoret në kampionat pasi në këtë sfidë vije pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, derisa Gjilani ka një ecuri të jashtëzakonshme prej 20 fitoreve pa humbje.

Takimi që do të zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan do të gjykohet nga gjyqtari Dardan Çaka.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.

Llapi pas humbjes nga Ballkani është nikoqir i Drenicës dhe synon të rikthehet te fitorja, derisa kuqezinjtë nga Skenderaj kërkojnë të shkaktojnë një tjetër befasi.

Superliga LIVE


Drita 1 – 1 Gjilani 

Përfundon ndeshja.

53’ GOOOOOOOL: Ilir Blakçori shënon për të barazuar rezultatin

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

20’ GOOOOOL: Shënon Shend Kelmendi në rastin e parë të Gjilanit. 

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Blakçori, Namani, Jashari, Fazliu, Muja, Ajzeraj, Tahiri.

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Prekazi, Halili, Hoxha, Useini, Dabiqaj, Musolli, Kelmendi, Progni, Krasniqi.


Llapi 3 – 3 Drenica 

Përfundon ndeshja.

90+2: GOOOOOOL: barazohet përsëri rezultati, shënon Alef Firmino

77’ GOOOOOOL: Kreshnik Uka shënon, Drenica kalon në epërsi

68’ GOOOOOOL: Ilir Krasniqi barazon në 2-2.

58′ GOOOOOOL: Drenica kalon në epërsi me Kreshnik Ukën

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

10′: GOOOOOOOL: Peposhi (LLA) shënon autogol, barazohet rezultati

03’ GOOOOOOL: Shënon Bianor Neto, Llapi në epërsi

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Idrizi, Veliu, Ramadani, Maliqi, Krasniqi, Shabani, Peposhi, Rivera, Neto, Fazliu.

Drenica: Smakiqi, Lushtaku, Kapra, Abazi, Arrabal, Dervishaj, Gashi, Dushi, Hamiti, Uka, Zabërgja.

/Gazeta Olle/

Neymar kundër Donnarummas, plas sherri te PSG-ja pas eliminimit nga Real Madridi

Nuhiu: E dominuar kundërshtarin në çdo aspekt, përveç barazimit e kërkuam edhe golin e fitores