SUPERLIGA LIVE: Drita – Feronikeli & Arbëria – Gjilani

Sot hapet xhiroja e 14 e elitës së futbollit kosovar, ku në program janë dy ndeshje mjaft interesante.

Kampioni aktual, Drita, do të synojë të vazhdojë serinë e fitoreve, derisa në shtëpi pret ekipin e Feronikelit, përcjellë Gazeta Olle.

Ndeshja tjetër e ditës luhet ndërmjet Arbërisë dhe Gjilanit, me vendësit që janë në krizë rezultatesh e me mysafirët që duan trepikëshin e radhës në ndjekje të ekipeve kryesuese.

Gjyqtar kryesor i ndeshjes që luhet në Gjilan do të jetë Burim Jahmurataj.

Ndërkohë, takimin që zhvillohet në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë e drejton Selim Isufi.

Më poshtë mund t’i ndiçni në kohë reale takimet, dhe të informoheni mbi më të rejat:

LIVE: Drita 1-1 Feronikeli

90+7′ Përfundon ndeshja

90+4′ Bojku provon goditjen, topi shkon jashtë portes

90+2′ Da Silva godet shtyllën, me shumë fat Drita

90′ 7 minuta shtesë

89′ Bujar Shabani me rast të sigurt shënimi, godet dobët dhe pret Avdyli

87′ Alidema inkuadrohet tek Drita

85′ Shabani godet fuqishëm, me fat Feronikeli topi shkon jashtë

80′ Karton i kuq për Feronikelin, ndëshkohet Argjend Malaj

79′ Dabiqaj ndëshkohet me karton të verdhë

76′ Klodian Duro ndëshkohet me të kuq pas protestave

75′ GOOOL! Barazon rezultatin Drita, Ajzeraj golashënues

Ky gol iu anulua Feronikelit, ishte offside apo jo gjykojeni edhe vetë

72′ Namani provon goditjen, përsëri mbi portë

68′ Cuculi tregon kualitetin, ndalë Simonovskin dhe Maliqin

65′ Drita inkuadron në lojë “gjokerin” për të gjetur golin, Betim Haxhimusa

63′ Namani godet jashtë portes

61′ Drita po sulmon mirëpo nuk po arrinë të gjejë golin

59′ Rexha sot nuk qenka aspak në formë, humbet topin në mesfushë

55′ Mundësi për Dritën, Balde largon rrezikun

52′ Shabani godet me kokë, topi mbi portë

47′ Rast tjetër i mirë, përsëri nuk shënojnë vendasit

46′ E pabesueshme, Rexha dështon të shënoj nga afërsia

45′ Fillon pjesa e dytë

45+3′ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes

45′ 3 janë minutat shtesë

41′ Rexha godet me kokë, super pritje e Avdylit

40′ GOOOL! Feronikeli shtangë Dritën, Mendurim Hoti shënon

36′ Hoti provon goditjen, megjithatë ndalet nga mbrojtësit vendas

33′ Rexha gjuan me kokë, as ai nuk gjen golin

29′ Malaj godet me kokë, gjuajtja shkon jashtë portes

27′ Ajzeraj godet nga larg, topi kapet nga Avdyli

25′ Fazliu gjuan mbi portë

23′ Hoxha harkon mirë, Simonovski nuk godet dot topin

22′ Limani ndërhynë mirë dhe ndalon goditjen e Simonovskit

16′ Hoti provon një pasim të gjatë për Maliqin, por del me kohë Rexhepi

13′ Nuk pati ndonjë rast të mirë shënimi në këto minutat e fundit

08′ Përsëri harkim fantastik i Shabanit, por Cuculi godet jashtë

04′ Shabani harkon mirë, nuk shfrytëzohet nga Rexha

02′ Rast i mirë për Rexhën, por Thaqi ndërhynë mirë dhe largon rrezikun

01′ Fillon takimi në stadiumin e qytetit në Gjilan

Formacionet zyrtare:

Drita: Rexhepi/ Brdarovski, Limani, Cuculi, Blakqori, Vucaj, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Rexha

Feronikeli: Avdyli/ Dabiqaj, Thaqi, Hoti, Malaj, Bojku, Maliqi, Pllana, Balde, Hoxha, Simonovski

LIVE: Arbëria 1-0 Gjilani

90+5′ Përfundon ndeshja, Arbëria gjenë fitoren

90′ Plotë 5 minuta shtesë

88′ Rast fantastik për Gjilanin, largon Pira

86′ Arbëria po mbrohet mirë në këto minuta

79′ Ibrahimi godet mirë, pret me vështirësi Koliqi

76′ Musolli zverdhet pas ndërhyrjes në Pirën

72′ GOOOL! Bilalli shënon për vendasit!

71′ Çyrbja inkuadrohet në vend të Frashërit, Gjilani kërkon fitoren

70′ Kashtanjeva godet me të majten, shumë e lehtë për Koliqin

67′ Kashtanjeva futet në lojë, Llugiqi zëvendësohet

63′ Bahtiri gjuan fuqishëm, por mbi portë

60′ Depërtimi i Kryeziut ndalet me faull nga Fustar

58′ Aziz ndëshkohet me të verdhë pas ndërhyrjes në Bilallin

54′ Musolli dhe Kqiku futen në lojë në vend të Hajdarit dhe Hilës

52′ Rast i mirë për Gjilanin, Arrabal largon rrezikun

49′ Llugiqi gjuan nga një pozitë e vështirë, pa problem për Koliqin

45′ Starton pjesa e dytë e takimit

45+2′ Përfundon pjesa e parë

45′ 2 minuta shtesë në kryeqytet

44′ Të dy ekipet të forta në mbrojtje, raste të mira nuk ka

39′ Kaqiu pret goditjen e Hajdarit

33′ Keita Aziz godet shtyllën, Arbëria me fat që nuk pëson

30′ Ibrahimi gjuan me kokë, pret lehtë Koliqi

27′ Gjilani ka marrë kontrollin e lojës, por nuk po rrezikon

22′ Veliu gjuan rrezikshëm nga goditja e lirë, topi pak mbi portë

21′ Faull në zonë të rrezikshme për Gjilanin, Arbnor Morina kritikon mbrojtësin, Avdulli i cili po bënë shumë gabime

19′ Arrabal ndalë dy aksione të mira të mysafirëve

16′ Kryeziu driblon mirë, por kroson dobët

12′ Bahtiri godet me kokë, topi shkon mbi portë

10′ Nikaç gjuan me kokë jashtë portes

08′ Filonit Shaqiri shpëton Arbërinë, ndal goditjen e Prognit

05′ Arbëria më kërkuese në këtë fillim të ndeshjes, Fustar zverdhet për një ndërhyrje në Avdullin

02′ Rasti i parë i takon vendasëve, harkimi i mirë i Avdullit megjithatë nuk shfrytëzohet

01′ Fillon ndeshja në “Xhemajl Ibishi”

Formacionet zyrtare:

Arbëria: Kaçiu/ Arrabal, Bahtiri, Llugiqi, Avdulli, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Bilalli, Shaqiri, Pira

Gjilani: Koliçi/ Frashëri, Fustar, Veliu, Ferreira, Aziz, Useini, Hila, Progni, Hajdari, Nikac