Ballkani fiton ndaj Drenicës në takimin e fundit të javës

Ka përfunduar ndeshja e fundit e kësaj xhiro, me Ballkanin që triumfoi 2-1 në Skenderaj, raporton Gazeta Olle.

Ndeshja ishte pak e ngadaltë teksa pati edhe shumë pak goditje drejt portave, por u fitua falë përvojes dhe klasit të mysafirëve.

Golat e mysafirëve i shënuan Daku dhe Krasniqi ndërsa për vendasit në fund të ndeshjes realizoi kapiteni, Bejta.

Atë mund ta ndiçni kronologjikisht, minutë pas minuta më poshtë:

LIVE: Drenica 1-2 Ballkani

90+4′ Përfundon ndeshja

90+1′ Besojeni ose jo, Ballkani po luan me sistemin 7-2-1, plotë shtatë mbrojtës në fushë

90′ 3 minuta shtesë në këtë takim

89′ GOOOL! Drenica shënon më në fund, Bejta shfrytëzon gabimin e rëndë nga Rugji

87′ Drenica kërkojnë penallti, Bejtullahu nuk mendon njejtë

85′ Tahiri godet, mbi portë gjuajtja e tij

84′ Drenica krijon më në fund një rast, por që nuk arrijnë të gjuajnë në portë

81′ Kuç zverdhet, del nga loja Daku në vend të tij në lojë Kapra

80′ Zeka godet shtyllen, Ymeri pret goditjen e Bytyqit

79′ Bejta dhe Prekazi ndëshkohen me karton të verdhë

76′ Diar Miftaraj rrëzohet në mes të fushës, pëson lëndim të lehtë dhe mund ta vazhdojë lojën

72′ Drenica kryen edhe zëvendësimin e pestë, Arbios Thaqi është inkuadruar

71′ Sinani dhe Zeka futen në lojë tek mysafirët në vend të Krasniqit dhe Gashit

70′ Nuk ka asgjë të re nga këto minuta, ndeshje e mërzitshme dhe e ngadaltë në Skenderaj

65′ Bytyqi inkuadrohet në vend të Gripshit

63′ Drenica krijon një aksion, Tahiri në pozitë jashtë loje

60′ Drenica me fat, Arbër Prekazi godet shtyllën

59′ Korenica godet, super pritje e Ymerit

57′ Vildan Kerim del nga loja, Hysen Tahiri futet në vend të tij

56′ Krasniqi godet me kokë, e pret lehtë Ymeri

54′ Doshlaku merr karton të verdhë për ndërhyrjen në Dakun

53′ Rast fantastik për Drenicën, super spastrim nga kapiteni Berisha

51′ Ballkani po bënë presion të lartë duke mos lënë vendasit të krijojnë raste

48′ Morina zverdhet pasi ndërhyri në Thaqin

47′ Ballkani merrë iniciativën në këtë fillim të pjesës së dytë

45′ Fillon pjesa e dytë

45+1′ Përfundon pjesa e parë

45′ 1 minutë lojë shtesë

44′ Asnjë risi në këto minutat e fundit

39′ 3 zëvendësime tek Drenica: Morina, Doshlaku dhe Fazliu futen në lojë

38′ Më në fund ka goditje nga Drenica, Elshani godet mirëpo gjuajtja e tij shkon shumë mbi portë

36′ Lushtaku harkon dobët, largon Berisha

33′ Ballkani shumë superiore në këto minuta, Drenica pa forcë

29′ GOOOL! Ballkani dyfishon me Dakun!

24′ Bejta ndalë kundërsulmin e mysafirëve

20′ Qysh nga minuta e tretë kur u shënua goli, më nuk ka pasur goditje në portë

18′ Trajneri i Drenicës shumë i zhurmshëm në këtë sfidë, po këshillon non stop lojtarët

16′ Aksion i mirë i Ballkanit, Gripshi godet shumë dobët

14′ Gripshi depërton dhe godet mirë, fati ishte me Drenicën këtë herë

11′ Drenica provon të sulmojë me top të gjatë, por pa sukses del me kohë Rugji

08′ Ballkani niset në kundërsulm të rrezikshëm, Ermal Krasniqi nuk arrin të kontrollojë topin

03′ GOOOL! Ermal Krasniqi shënon për mysafirët

03′ Akoma asnjë rast shënimi deri më tani

01′ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Drenica: Ymeri/ Dushi, Miftaraj, Zeqaj, Elshani, Dumani, Bejta, Lushtaku, Mustafa, Murati, Kerim

Ballkani: Rugji/ Thaqi, Potoku, Berisha, Gashi, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Daku, Kuc, Prekazi