Besa dhe 89-shi fitojnë derbit

Besa ka mbajtur hapin me kreun duke barazuar tashmë pikët më Prishtinën (38), pasi e mposhti Istogun në derbin lokal (2:1).

Po ashtu dhe Trepça ’89 ka shënuar fitore në derbin lokal duke e mposhtur Trepçën 3:1.

Vëllaznimi ka fituar përballen e skuadrave të fundit duke e mposhtur Ferizajn 2:0.

Në Vushtrri ashtu sikursen nisi edhe mbaroj. Kosova – Drenica 0:0.

 

Besa – Istogu  2:1 (FT)

Besnik Morina është ndëshkuar me kartonë të kuq pas dy të verdhëve.

GOL: Qëndrim Dautaj ka shënuar golin e epërsisë për Besë. Ishte Duraku ai që asistoi ndërsa Dautaj me kokë shënoi për 2:1.

GOL: Besnik Krasniqi ka barazuar rezultatin në 1:1 nga penalltia. Minuta e 51.

GOL: Mark Milicaj ndëshkon ish skuadrën e tij, ishte minuta e 37, kur Milicaj kalon Dervishajn dhe shënon për 1:0.

23 Kastriot Rexha provon pas një tollovie në zonë me gërshërë po topi nuk qëllon cakun.

18’ Fidan Hasani rrezion me kokë po goditja e tij shkon pak mbi portë.

Besa: Neziri, Qorraj, Fl.Papuqi, F. Papuqi, Gashi, Hasani, Duraku, Dabiqaj, Milicaj, Dautaj, Rexha. Trajner: Arbnor Morina.

Istogu: Hajrizi, Morina, B. Krasniqi, K. Gashi, F. Gashi, Bruqi, Shabanaj, Kastrati, Jahaj, Dervishaj, Mulaj. Trajner: Nazmi Rama.

 

Trepça ‘89 – Trepça    3:1 (FT)

GOL: Lushtaku ka shënuar në minutën 78. Trepça ‘ 89 – Trepça  3:1.

GOL: Trepça ka zbutur epërsinë e vendasve në 2:1. Ishte sulmuesi Denis Krasniqi që shënoi pas asistimit të Shpëtim Babajt.

GOL: Ibrahim Peci me një godije nga 20 metra shënon për 2:0. Minuta e 35-të,  Trepça ‘89 – Trepça 2:0.

GOL: Blerant Kurtishaj shënon për 1:0. Ishte Argjend Mustafa ai që asisitoi. Minuta 10.

Trepça ’89:  Beqiri, Beketshi, Izmaku, Potoku,musaj,  Kurtishaj, Peci, Musata, Hyseni, Lushtaku, Baliqi . Trajner: Afrim Tovërlani.

Trepça:  Velija, Voca, Balija, Latifi, Kutllovci, Llapashtica, Hajdari, Ibërdemaj, Babaj, Rama, Krasniqi. Trajner: Ajet Shosholli.

 

 

Vëllaznimi – Ferizaj   2:0 (FT)

Nikoliqi pak minuta para fundit godet fuqishëm shtyllën e Rexhepit.

 GOL: Ka shënuar Drilon Nuza për Vëllaznimin duike e thelluar epërsinë në 2:0. Minuta e 71.

GOL: Shënon Yll Myrta në minutën e 35-të. Ishte një harkim nga goditja e lirë. 1:0 për Vëllaznimin.

Robert Gjeraj ka pranuar një dhuratë nga dy tifozë të Vëllaznimit për ditëlidjen e tij.

gjeraj

Vëllaznimi: Muhaxhiri, Y. Myrta, Mazrekaj, Gjeraj, Syla, Dylazeka, Buqaj, Daci, Nuza, Bushaj, Zeka. Trajner : Genc Hoxha.

Ferizaj: Rexhepi, Qerkini, Halimi, Istrefi, Hyseni, Berisha, Tershana, Bytyqi, Bushi, Hasani, Rusi. Trajner: Xhelal Koxha.

Kosova (V) – Drenica  0:0 (FT)

Statovci godet transversalen me kokë në minutën e 67-të.

Kosova është më e mirë në pjesën e dytë ndërsa Milot Rashica është ai që është duke e udhëhequr skuadrën e tij me driblime dhe pasime të sakta.

Manuxhi kishte rastin më të mirë në pjesën e parë kur përballë Ymerit qëlloi trupin e këtij të fundit. Rashica ishte lojtari më i dalluar e Kosovës.

Kosova: Tahiri, Kera, Vokshi,Pasomi, Ahmeti, Pantina, Gërxhaliu, Statovci, Zuqaku, Maxhuni, Rashica. Trajner: Bekim Shotani.

Drenica: Ymeri, Shaqiri, Geci, Caka, Bejta, Sejdiu,Thaqi, Syla, Gashi, Musa, Dushi. Trajner : Tahir Lushtaku