Besa mbetet në ‘luftë’, gabon Vëllaznimi

Besa e Pejës e ka ruajtur hapin në ‘luftë’ për titullin e kampionit duke e mundur në xhiron e 29-të në stadiumin e saj, Hajvalinë me rezultat 2:1. Me këtë fitore Besa ngjitet në kuotën e 54 pikëve, gjashtë më pak se lideri Feronikeli, kurse, Hajvalia ka 47 sosh.

Në anën tjetër, Vëllaznimi në Gjakovë nuk ka arritur më shumë se një pikë duke barazuar me Trepçën (1:1). Vëllaznimi pas kësaj sfide mbetet në vendin e tetë me 33 pikë derisa Trepça ndodhet e fundit me 16 sosh.

Besa – Hajvalia (2:1)

Mbyllet ndeshja

88’ Guaraziu luan bukur me Hamitin i cili qëllon vetëm rrjetën e jashtme.

82’ Milicaj harkon në zonë, por topi i goditur nga Rexha shkon mbi portë.

79’ Kastriot Rexha gjuan por qëllon vetëm rrjetën e jashtme.

70’ Rexha humb golin e zbrazët ndërsa kacafytet me Dragushën.

62’ Hajvalia ka mbetur me 10 lojtarë në fushë, pasi që Liridon Leci ofendoi anësorin dhe Kosumi e dërgoi jashtë.

GOL 58’ Penallti për Besën, pasi Pefqeli luajti me dorë. Kasapi merr përsërpi të gjuaj dhe shënon për 2:1.

56’ Zabërxha shumë afër golit të dytë, por goditjen e tij e ndal Bytyqi me shumë mund.

54’ Liridon Leci kalon disa lojtarë vendas por në zonë gjuan dobët.

50’ Milicaj gjuan bukur por jashtë portës.

GOL: 47’ Enis Zaberxha merr një top kalon 2-3 lojtarë vendas gjuan nga 17-18 metra për të barazuar rezultatin.

44’ Pevqeli ul bukur me kokë për Guraziun i cili gjuan plogësht.

30’ Liridon Leci dhe Mark Milicaj janë duke e zhvilluar një duel fantasik mesvete.

29’ Leci gjuan por topi i tij shkon te Dragusha i cili me kokë nuk arrin ta devijoj në portë.

27’ Milicaj kalon bukur Liridon Lecin, por gjuajtja e tij ndalet nga Troshupa.

23 Jetlir Leci gjuan fuqishëm por topi shkon afër shtyllës.

21’ Cacaj harkon bukur te Rexha që gjuan me kokë por Hashani ia ndalon golin.

15’ Prekazi gjuan nga larg por pa sukses.

GOL: 4’  Kastriot Rexha gjuan por qëllon shtyllën, por nga topi i kthyer Kasapi shënon për 1:0.

Besa: Bytyqi, Fl. Papuqi, Fis. Papuqi, Cacaj, Hasani, Kasapi, Duraku, Qorraj, Milicaj, Karahoda, Rexha. Trajner: Arbnor Morina.

Hajvalia: Troshupa, Islami, Dragusha, Prekazi, Hashani, L. Leci, Ahmeti, Pevqeli, J. Leci, Karabegu, Guraziu. Trajner: Emin Bajrami.

 

Vëllaznimi – Trepça  (1:1)

Mbyllet ndeshja

GOL: 79′ Trepça e barazon rezultatin. Denis Krasniqi barazon shifrat në 1:1 me një goditje nga jashtë 16-metërshit.

GOL: 68′ Mevlan Zeka e godtet shtyllën, nga topi i kthyer shënon Ermir Nokoliqi.

Penalti 50′ Vëllaznimi e huq penaltinë nëpërmjet kapitenit Robert Gjeraj.

44’ Balija përballë Muhaxherit por, topi godet shtyllën

40’ Nuza gjuan afër shtyllës.

38 Vëllaznimi afër golit. Tollovi në zonë, Zeka me kokë te Syla i cili gjuan jashtë.

22’ Zeka gjuan por jashtë mbi portë.

13’ Latifi kishte pozitë të mirë dhe por nuk realizoj.

Vëllaznimi: Muhaxhiri, Mazrekaj, Myrtaj, Gjeraj, Syla, Rama, Bushaj, Nuza, Dylazeka, Rudi, Zeka. Trajner: Genc Hoxha.

Trepça: Imeri, Song, Balija, Idrizi, Kutllovci, Llapashtica, Latifi, Arifi, Sejdiu, Babaj, Avdyli. Trajner: Fidaim Haxhiu.