Superliga Live: Arbëria “ndriçon” Superligën, deklason Besën në Brestovik!

Arbëria vazhdon me paraqitje të mrekullueshme në debutimin në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra nga Dobraja ka realizuar fitoren e dytë në tri xhirot e para, duke mundur Besën në udhëtim, 3:0, përcjellë Gazeta Olle.

Kuqezinjtë dominuan pejanët në takimin e zhvilluar në Brestovik, duke i mundur me lojë e me rezultat.

Golat në fitoren e Arbërisë i shënuan Labinot Ibrahimi, Agon Llugiqi dhe Clirim Kashtanjeva.

Arbëria tubon kësisoj shtatë pikë në tri ndeshjet e para, ndërsa Besa ka tri humbje.

Më poshtë rrjedha kronologjike e sfidës nga “Olle”.

BESA – ARBËRIA 0:3

90+3‘ Mbyllet ndeshja.

87′ GOOOOOL! Clirim Kashtanjeva shënon gol të bukur me të majtën. 3:0 për Arbërinë.

78′ Kryeziu bën gjithcka mirë, por në fund gjuan mbi portë.

70′ GOOOOOL! Labinot Ibrahimi realizon nga penaltia. 0:2.

69‘ Penallti! Besfort Kasumi tregon për në pikën e bardhë, pasi Xhaka luajti me dorë në zonë.

65‘ Tahiri humb rast ideal për barazimin e rezultatit. Gjendet i vetëm para portierit Kaciu, por gjuan dobët.

49′ GOOOOOL! Agon Llugiqi kalon në epërsi mysafirët.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+1’ Mbyllet pjesa e parë. Pa gola, pa emocione.

36’ Një prej futbollistëve vendës provon nga goditja e dënimit, Kaçiu pret në dy kohë.

30’ Arbëria ka iniciativën, por nuk është konkrete përpara.

19’ Arrabal i Arbërisë gjendet mirë në zonë, por godet vetëm në rrjetën e jashtme.

15’ Kryeziu depërton për mrekulli në zonën pejane dhe del para portierit Haxhiaj, por ky i fundit shpëton vendësit.

10′ Goditje dënimi pranë zonës mysafire, pejanët provojnë një skemë por nuk iu del.

5’ Kryeziu provon të djathtën nga distanca, por godet mbi portë. Arbëria më e rrezikshme në fillim të ndeshjes.

1′ Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Besa: Haxhiaj, Idrizi, Rajovic, Xhaka, Matos, Salihu, Halili, Sheqerolli, Maznikolli, Lucas, Matheus.

Arbëria: Kaciu, Passamani, Bahtiri, Llugiqi, Zabergja, Avdulli, Hasan, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Pira.

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Safet Berisha, Meriton Berisha, Visar Kastrati.