SUPERLIGA: Ballkani e Prishtina luajnë ‘poker’ me Llapin e 89-shin

Ballkani dhe Prishtina kanë shënuar fitoret e radhës.

Ballkani mundi Llapin 4:2, ndërsa me shifrat e njëjta Prishtina mundi Trepçën ’89.

 

Se çfarë ndodh në këto takime mund t’i ndiçni më poshtë në kohë reale:

FT: Ballkani 4-2 Llapi

90+5′ Përfundon ndeshja

90+2′ Gol nga Ballkani, por gjyqtari e ndalë për ofsajd

90′ 5 minuta shtesë

88′ Korenica godet, e lehtë për Hoffman

79′ GOOOL! Januzi shënon për Llapin

77′ Hoffman pret dy goditje të rrezikshme nga Gripshi e Daku

75′ Edhe një tjetër rast për vendasit, mbrojtja e Llapit e vëmendshme

72′ Gripshi depërton mirë, por nuk arrinë të pasoj për Dakun

70′ Nuk ka asnjë ndryshim në këto minuta

63′ Hoffman nuk është normal, qfarë pritje refleksive ndaj Korenicës

62′ Korenica inkuadrohet në vend të Baftiut

57′ Krasniqi harkon, topin e kap portieri Hoffman

55′ Kuç godet me kokë, pret lehtë Hoffman

52′ GOOOL! Prençi shënon për mysafirët

50′ Daku godet fuqishëm, Llapin e shpëton shtylla

45′ Fillon pjesa e dytë e ndeshjes, te Llapi inkuadrohen Haliti dhe Veliu

45+1′ Përfundon pjesa e parë

45′ GOOOL! Mirlind Daku kompleton pokerin

37′ GOOOL! Gripshi shënon

32′ Përsëri kërkon penallti skuadra vendase, gjyqtari jep shenjë që loja të vazhdoj

29′ Llapi me rast të mirë, por Hoti i ngadaltë

25′ Ballkani kërkon penallti, Munishi ankohet dhe pyet Çakën: “O refer qka është penall për ty?”

23′ GOOOL! Ermal Krasniqi shënon për vendasit

17′ Krasniqi gjuan, super pritje e Hoffman

13′ GOOOL! Gripshi shënon dhe lëndohet

11′ Hoti gjuan rrezikshem, Rugji pret me mund të madh

08′ Jashanica gjuan me kokë, Hoffman e pret me vështirësi

06′ Daku gjuan me kokë, por topi shkon jashtë

05′ Thaqi harkon, por nuk shfrytëzohet krosimi i tij

01′ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Rugji/ Thaqi, Potoku, Sinani, Jashanica, Gashi, Kuç, Baftiu, Gripshi, Krasniqi, Daku

Llapi: Hoffman/ Emini, Idrizi, Prençi, Peposhi, Shabani, Al.Ramadani, Hoti, Sadriu, Hyseni, Januzi

FT: Prishtina 4-2 Trepça ’89

90+3′ Përfundon ndeshja

90+1′ Kryeziu humbet rast të sigurt shënimi

90′ 3 minuta shtesë

89′ I pabesueshëm Haxho, pret me mund goditjen e fortë të Nebihut

88′ Jashari ndal rastin e mirë të Endrit Krasniqit

84′ Pefqeli futet në vend të Mankendës

79′ Kryeziu me rast të mirë shënimi, por jashtë portes

71′ GOOOL! Trepça ’89 shënon përmes Arbnor Mujes

66′ GOOOL! Prishtina kompleton pokerin, Mankenda shënon

63′ GOOOL! Prishtina shënon për 3-1, supergol nga Besnik Krasniqi

59′ Dellova ndëshkohet me karton të verdhë, Nebihu futet në vend të Mashaut tek Trepça ’89

58′ Mashau bëhet hero, lëndohet dhe shpëton skuadrën

57′ Nimani pason dobët për Shalën, mund të ishte rast i mirë për mysafirët

52′ Akoma pa rast të mirë në pjesën e dytë

45′ Fillon pjesa e dytë e ndeshjes

45+1′ Përfundon pjesa e parë

45′ GOOOL! Trepça ngushton rezultatin, Sie realizon

44′ Rast i mirë përsëri për vendasit, Abazi dhe Krasniqi përplasen mes vete

38′ Përsëri rast ideal për Prishtinën, por Kaçar më i shpejtë se Kryeziu dhe largon rrezikun

33′ Rast i mirë për Prishtinën, mbrojtësit mysafirë më të shpejtë se Kryeziu

30′ Muja harkon, por pa sukses

28′ Mysafirët kërkojnë penallti, referi nuk është i atij mendimi

27′ GOOOL! Prishtina shton avantazhin me Kryeziun

24′ Ndeshje e qetë dhe pa shumë raste të mira deri më tani

20′ Muja gjuan nga larg, topi shkon shumë mbi portë

18′ Krasniqi gjuan fuqishëm, Prince e kap topin

17′ Mashau prek topin me dorë dhe ndal rrezikun, ndëshkohet me të verdhë

16′ Rast i mirë për të dyfishuar, por Abazi ishte në ofsajd

12′ GOOOL! Prishtina në avantazh, penalltia u shënua nga Sabien Lilaj

11′ Penallti për Prishtinën

09′ Mysafirët gabojnë rëndë në mbrojtje, megjithatë nuk e shfrytëzon Abazi

05′ Muja provon të pasoj për Bismark, por ai nuk e arrin dhe topin e kap Haxho

04′ Mysafirët e kanë nisur ndeshjen duke sulmuar

01′ Fillon takimi në “Fadil Vokrri”

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Haxho/ B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, Kryeziu

Trepça ’89: Prince/ Kaçar, Mashau, Berisha, Dedia, Jashari, Nimani, Arb.Muja, Shala, Ard.Muja, Bismark