Ballkani mund Feronikelin por bëhet për “infarkt”, Gjilani nderon Shukri Sylejmanin me fitore të madhe në Podujevë

Ballkani ka mundur Feronikelin 3:2, në një ndeshje që kishte fund tejet emocionues në Suharekë.

“Het-triku” i Dakut krijoi përshtypjen e një fitoreje të lehtë për Ballkanin, por Maclei shënoi dy gola në minutat 85’ dhe 89’ duke rihapur ndeshjen, që në fund mund të mbyllej edhe 3:3 sikur Carioca të tregohej më i saktë me kokë.

Në anën tjetër, Gjilani mori një fitore të madhe në Podujevë ndaj Llapit, 1:0, falë golit të Darko Nikac.

Më poshtë rrjedha kronologjike e sfidave nga Gazeta Olle.

BALLKANI – FERONIKELI 3:2

95‘ Mbyllet ndeshja.

95‘ Mundësi ideale për Feronikelin në fund. Carioca gjuan jashtë me kokë. Cfarë fati për vendësit.

93‘ Feronikeli provon me të gjitha forcat. Ballkani mbrohet me gjithë ekipin.

90′ Pesë minuta shtesë.

88′ GOOOOOL! Sërish mysafirët me Marclei. Ai realizon nga afërsia pas reagimit të ngathët të mbrojtjes suharekase. 3:2.

84′ GOOOOOL! Marclei shënon për Feronikelin. 3:1.

74‘ Pret Haxhihamza! Gardiani nga Rahoveci kupton goditjen e Dabiqajt. Mbetet 3:0.

73‘ Penallti për Feronikelin.

68′ “Predhë” nga Kushtrim Gashi, pret me shumë vështirësi Ilir Avdyli.

63GOOOOOL! Daku, Daku, Daku! Sulmuesi kompleton “het-trikun”. Spektakël nga Ballkani. 3:0.

59‘ Goditje e fuqishme nga Baftiu, topi për pak centimetra shkon jashtë portës.

55′ Inkuadrohet Baftiu. Ndeshja e parë për të këtë edicion. Duartrokitje nga të pranishmit.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+10′ Mbyllet pjesa e parë.

45‘ 10 minuta lojë shtesë.

45′ Feronikeli krijon mundësi të mirë, Maliqi shërben Grecën por ky i fundit tregohet i ngathët.

30′ Rast ideal për Krasniqin, i cili dështon para portierit mysafir. Paraprakisht, Gripshi dhuroi spektakël në zonën e Feronikelit.

24′ GOOOOOL! Sërish Ballkani, sërish Daku. Gjilanasi realizon nga afërsia pas asistimit fantastik nga Ermal Krasniqi. 2:0 në Suharekë.

🚨 SUPERLIGA LIVE 🚨🔥 GOL, GOOL, GOOOL 🔥➡️ bit.ly/2G1EycC

Gepostet von Gazeta OLLE am Mittwoch, 23. September 2020

10‘ Ndërpritet ndeshja për disa momente. Zyrtarët policorë po i largojnë disa persona nga tribuna ballore.

6′ GOOOOOL! Mirlind Daku shënon nga afërsia. 1:0.

1′ Fillon ndeshja. Paraprakisht kishte një minutë heshtje në nder të Shukri Sylejmanit, ish-kryetarit të Gjilanit që ndërroi jetë sot.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Haxhihamza, Thaqi, Potoku, Prekazi, Sinani, Gashi, Gripshi, Korenica, Kuç, Krasniqi, Daku.

Feronikeli: Avdyli, Lladrovci, Pnishi, Kuhar, Hoxha, Dabiqaj, Bojku, Malaj, Hoti, Maliqi, Greca.

Gjyqtarë: Selim Isufi, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Vigan Ibërdemaj.

FC Ballkani vs. FC Feronikeli11-shja startuese e Feronikelit#ForcaNikli #Feronikeli 💚💚

Gepostet von KF Feronikeli am Mittwoch, 23. September 2020

LLAPI – GJILANI 0:1

90+5‘ Mbyllet ndeshja. Fiton Gjilani.

90+1′ Provon Zhdrella nga goditja e dënimit, topi shkon jashtë.

90′ Pesë minuta lojë shtesë.

80′ Ramadani i afrohet zonës gjilanase, godet me të majtën por jo saktë.

63GOOOOOL! Nikac gjendet i vetëm para portierit Nava dhe realizon pa problem. 0:1.

53‘ Jashtë! Fiton Hajdari humb penalltinë. Mbetet 0:0.

52‘ Penallti për Gjilanin! Prenci largoi topin me kokë, i cili u përplas në dorën e Halitit. Protesta nga llapjanët, por të kota.

46‘ Fillon pjesa e dytë.

45+4‘ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Katër minuta shtesë. Lojë monotone në “Zahir Pajaziti”.

30′ Provon Ramadani, Kolici pret pa problem.

20′ Edhe në Podujevë ndërpritet ndeshja. Kërkohet largimi i disa personave nga tribuna.

8′ Llapi rrezikon me Januzin, goditja e të cilit shkon jashtë.

1′ Fillon ndeshja. Paraprakisht kishte një minutë heshtje në nder të Shukri Sylejmanit, ish-kryetarit të Gjilanit që ndërroi jetë sot.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Nava, Idrizi, Prençi, Haliti, Alban Ramadani, Arbnor Ramadani, Selami, Shabani, Peposhi, Veliu, Januzi.

Gjilani: Koliçi, Frashëri, Kastrati, Veliu, Ferreira, Rapa, Aziz, Hila, Hajdari, Progni, Nikac.

Gjyqtarë: Burim Jahmurataj, Lumturije Muhadri, Safet Berisha, Isak Cerroviku. /Gazeta Olle/

XI Startuese për ndeshjen e sotme ndaj Gjilanit ⬇️#PërparaLlapi ⚪️🔵

Gepostet von K.F. Llapi am Mittwoch, 23. September 2020

Futbollistët startues sot kundër Llapit⬇️#vetëmnjëdashuri🔴⚪

Gepostet von SC Gjilani am Mittwoch, 23. September 2020

Futbollistët po kryejnë nxemjet e fundit para nisjes së ndeshjes!#PërparaLlapi ⚪️🔵

Gepostet von K.F. Llapi am Mittwoch, 23. September 2020