Ballkani fiton në frymën e fundit takimin e zjarrtë me Arbërinë

Ka përfunduar takimi hapës i javës së gjashtë në mes Arbërisë dhe Ballkanit, raporton Gazeta Olle.

Ndeshja e luajtur në “Agron Rama” ishte shumë dramatike nga minuta e parë e deri në fishkëllimën e fundit.

Hasan realizoi i pari për 1-0, rezultat ky me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në 45 minutëshin e dytë, Daku barazoi rezultatin para se Kryeziu të rikthente në epërsi përsëri “Stuhinë e Kuqe”

Armend Thaçi barazoi shifrat në minutën e 62-të, ndërsa 20 minuta më pas Mirlind Daku realizoi nga penalltia për 2-3.

Për Ballkanin kjo ishte fitorja e pestë në gjashtë takimet e para ndërsa për Dobrajasit kjo ishte humbja e dytë radhazi.

LIVE: ARBËRIA 2-4 BALLKANI

90 + 7′ Përfundon takimi, Ballkani fiton

90 + 6′ GOOOL! Super goditje nga Krasniqi

90 + 4′ Kapra ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrjen në Pirën.

90 + 3′ Lutfi Bilalli godet lehtë, Rugji pret akoma më lehtë

90 + 2′ Bruqi godet jashtë porte.

90′ 7 minuta lojë shtesë do ketë sot.

87′ Prekazi gjuan me kokë, por lehtë e pret Kaqiu.

85′ Kashtanjeva gjuan jashtë.

83′ GOOOL! Daku realizon nga penalltia.

81′ Gabim amatoresk i mbrojtjes vendase, penallti për Ballkanin.

79′ Hasanaj godet mirë, por Rugji e kapë si mollë topin.

77′ Kushtrim Gashi ndëshkohet me karton të verdhë.

76′ Harkimi i Pirës largohet nga Thaçi.

75′ Hysen Bytyqi dhe Korab Hasanaj inkuadrohen në vend të Dior Zabëgjës dhe Sunaj Hasan.

74′ Hallakamë në zonën e vendasve, por mbrojtësit largojnë gjithçka.

72′ GOOOL! Armend Thaçi barazon shifrat

71′ Mevlan Zeka inkuadrohet në vend të Meriton Korenicës

70′ Harkimi i Krasniqit shkon tek shtylla, shpëton Arbëria

69′ Lutfi Bilalli debuton, futet në vend të Kryeziut

67′ Almir Kryeziu i bënë problem përsëri Ballkanit, Armend Thaçi detyrohet të zverdhet për ta ndalur

65′ GOOOL! Almir Kryeziu fantastik për 2-1.

63′ Thaçi depërton lehtë, pason mirë, por Korenica gjuan mbi portë.

61′ Kaqiu superhero, fluturon dhe pret goditjen me kokë të Gripshit.

59′ Almir Kryeziu depërton mirë, por ndalet nga Armend Thaçi

54′ GOOOL! Kush tjetër pos Mirlind Dakut.

52′ Potoku dhe Baftiu largohen nga loja tek Ballkani, futen Kapra dhe Krasniqi

52′ Ballkani edhe me një tjetër rast, Kaqiu pret super goditjen e Baftiut

51′ Daku me rast të mirë, por Kaqiu fantastik shpëton Arbërinë.

49′ Kuç harkon rrezikshëm, Hyseni e largon në këndore.

47′ Raste të njëpasnjëshme të Ballkanit, por Arbëria mbijeton

45′ Fillon pjesa e dytë e ndeshjes, të parët me topin luajnë Arbëria.

45 + 1′ Përfundon pjesa e parë, Arbëria e mbyllë në epërsi

45′ Kryeziu harkon mirë, por spastron gjithçka Prekazi

43′ Arbëria po mbrohet mirë, e gjithë skuadra në mbrojtje

41′ Avdulli ndëshkohet pas një tjetër faulli në Gripshin

37′ Bahtiri depërton mirë në zonë, por ndalet nga mbrojtësit mysafir.

35′ GOOOL! Sunaj Hasan realizon për 1-0.

33′ Korenica zverdhet për shkak të protestave.

31′ Goditja e Gripshit shumë e lehtë për Kaqiun.

30′ Thaçi depërton bukur dhe harkon, Daku për pak sa nuk shënon. Arbëria me fat!

28′ Blend Baftiu godet, por jashtë portës nuk ka rrezik për Kaqiun.

25′ Arbëria e ka marrë lojën në kontrollë në këto minutat e fundit

21′ Kryeziu kroson mirë përsëri Hasan godet, por kësaj here Rugji e pret goditjen.

20′ Thaçi depërton bukur, por krosimi i tij ndalet nga mbrojtësit vendas

18′ Blendi Baftiu me një rast të mirë, por godet jashtë portës.

18′ Kryeziu harkon bukur dhe Hasan shënon por gjyqtari e ndalë lojën për pozitë jashtë loje.

17′ Gripshi kroson në zonë, por Korenica godet dobët

16′ Akoma asnjë aksion nga Arbëria, korner tjetër për Ballkanin.

14′ Ballkani shumë më ofenzive deri më tani.

13′ Harkim i rrezikshëm nga Thaçi por askush nuk e qon drejt rrjetës, shpëton Arbëria

11′ Ballkani po insiston e Arbëria po mbrohet, por akoma asnjë rast serioz në këtë takim

9′ Kaqiu del dhe kap topin para se Mirlind Daku të rrezikonte.

8′ Futbollistët e Arbërisë nuk duken në formë të mirë fizike, Kryeziu dhe Avdulli u shtrinë në tokë para pak minutash.

5′ Kuç godet nga distanca por Kaqiu në vend.

3′ Bruno Arrabal ndërprenë kundërsulmin e Ballkanit

2′ Armend Thaçi harkon bukur, por Gripshi godet jashtë portës.

1′ Ka filluar ndeshja

Formacionet Zyrtare:

Arbëria: Kaqiu/ Pira, Arrabal, Hyseni, Avdulli/ Bahtiri, Zabërgja, Bruqi/ Kryeziu, Kashtanjeva, Hasan

Ballkani: Rugji/ Thaçi, Jashanica, Prekazi, Potoku/ Gashi, Kuç, Baftiu, Korenica, Gripshi/ Daku

Gjyqtarë: Gramos Shala, Gzim Mehmeti, Elvis Bicaj & Bardh Ajeti

Stadiumi: “Agron Rama” – Obiliç