Superliga kthehet në aksion, java e 23-të starton me dy ndeshje

Java e 23-të e Superligës së Kosovës në futboll do të hapet të premten me dy duele.

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje të tjera, kurse xhiroja do të mbyllet të dielën me një takim.

Pretendenti për titull, Ballkani, do të jetë nikoqir i Drenicës në stadiumin e qytetit në Suharekë, në njërën prej ndeshjeve që luhen të premten.

Ekipi që po drejtohet nga trajneri Bledi Shkëmbi, Ballkani, vjen pas disfatës nga Llapi në Podujevë, e cila bëri që ta humbë edhe vendin e parë në renditje.

May be an image of 2 njerëz

Ndeshja tjetër e së premtes do të luhet në Brestovik të Pejës. Besa e pret Trepçën ’89. Skuadra pejane e ka vetëm një fitore në këtë kampionat deri më tani dhe atë pikërisht kundër Trepçës ’89 (2:1).

Besa, që vazhdon të mbetet e fundit në renditje me vetëm shtatë pikë, në duelin e javës së shkuar humbi si mysafire e Dritës me rezultat 3:1. Nga humbja vjen edhe Trepça ’89, e cila në shtëpi u mposht nga Prishtina 2:1. “Minatorët” renditen në pozitën e pestë me 28 pikë.

Superliga –XXIII

E premte – 13:00

Ballkani – Drenica

(Arbitra: D. Çaka, F. Abrashi, T. Ibërdemaj, B. Ajeti)

Besa – Trepça ‘89

(Arbitra: M. Ajeti, A. Ejupi, B. Kabashi, V. Hoxha)