Superliga fillon me dy superderbi

Është tërhequr shorti për Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa në xhiron e parë na presin dy superderbi.

I pari është ai ndërmjet kampionit aktual Feronikelit që do të jetë nikoqirë i Prishtinës që në xhiron e parë.

Derbi tjetër është ai i rikthyer i Superligës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës. Ky derbi na ka mësuar nga e kaluara që sjellë numër rekord të tifozëve dhe spektakël në fushë.

Gazeta Olle më vonë do të sjellë orarin e plotë të Superligës për kampionatin 2015-16.

Raiffeisen Superliga – Java e parë

Besa – Hjavalia
Kosova (V)- Llapi
Trepça-89 – Istogu
Prishtina – Feronikeli
Drita – Gjilani
Liria – Drenica