Superliga e Turqisë mund të jetë destinacioni i Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri mund të ndërrojë përsëri skuadër, kësaj radhe në afatin kalimtar të janarit.

Ylli kosovar po kërkohet nga Fenerbahce. Pasi humbi vendin e titullarit te Lionit, Shaqa është i pakënaqur me situatën te skuadra franceze dhe po mendon largimin.

Sipas mediave turke, Fenerbahce është duke e kërkuar me ngulm Shaqirin dhe është top prioriteti për blerje në afatin e janarit.

No description available.

Problemi i vetëm te Feneri është mungesa aktuale e trajnerit dhe se klubi nuk po ngutet në transferime pa e zyrtarizuar emrin e timonierit të skuadrës pas shkarkimit të Vitor Pereiras.

Fenerbahce edhe në të kaluarën kishte shikuar mundësinë e transferimit të Shaqirit.

Nedim Bajrami ka tërhequr edhe vëmendjen e Sassuolos

Sabien Lilaj fillon stërvitjet me Dinamon, zyrtarizimi së shpejti