Superliga e Kosovës vazhdon edhe në fundjavë, vëmendja kryesore përsëri në Gjilan

Pas ndeshjeve të mesjavë, Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 25-të.

Të shtunë në program janë dy përballje. Prishtina e cila sapo shënoi fitoren e parë në pranverë, e pret Ulpianën në “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.

Në duelin tjetër, Ballkani pritet që me lehtësi ta mposhtë Feronikelin në shtëpi dhe t’i arkëtojë tri pikë të rëndësishme në garën për titull.

Të dielën, Drita udhëton drejt Klinës, ku e pret përballje aspak e lehtë me Dukagjinin.

Drenica në anën tjetër do të ketë punë me Malishevën, skuadër kjo që në Skenderaj shkon pas fitores fantastike ndaj Ballkanit.

Ndeshja kryesore e javës zhvillohet ndërmjet Gjilanit dhe Llapit, ku pritet përballje tejet interesante pasiqë të dy skuadrat kërkojnë pikët e plota.


E shtune 12.03.2022

13:00 Prishtina – Ulpiana
13:00 Ballkani – Feronikeli

E diel 13.03.2022

13:00 Dukagjini – Drita
13:00 Drenica – Malisheva
13:30 Gjilani – Llapi


/Gazeta Olle/

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë, ja ku mund t’i bleni ato

Kreshnik Uka shpallet për herë të tretë “Ylli i Javës” në BKT Superligë