Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me tre super ndeshje

Java e 33-të në Superligqn e Kosovës pritet të jetë mjaftë interesante, me tre takime që kanë qëllime të ndryshme para përfundimit të kampionatit.

Prishtina në Fadil Vokrri do të jetë nikoqire e Feronikelit, e cila tani dhe zyrtarisht në edicionin 2022/23 do të jetë pjesë e VIVA Fresh Liga e Parë.

Kampionët aktual në BKT Superligën e Kosovës, nuk e kanë siguruar akoma një pozitë e cila nuk i dërgon në zonën e Play Out, ku janë vetëm dy pikë para Drenicës e cila gjindet në pozitën e tetë tabelare.

Derbi më i madh i futbollit vendor, luhet sot në qytetin e Gjilanit, edhe pse do të jetë një derbi i zymtë ku ndjekësit e futbolllit nuk mund të shohin magjinë e dy tifozerive, Skifterave dhe Intelektualëve.

Pas 364 ditësh, mbyllen përsëri dyert për Skifterat dhe Intelektualët

Gjilani pozicionohet në vendin e dytë, ndërsa Drita ësht në vendin e tretë me dy pikë më pak se rivali i qytetit, ku kanë mbetur dhe katër ndeshje deri në përfundim të edicionit 2021/22.

Skuadra me formën më të mirë në Superligën e Kosovës, është skuadra e Dukagjinit e cila është në një seri prej katër fitoreve radhazi, duke mposhtur Drenicën, Gjilanin, Feronikelin dhe Prishtinën.

Ndërsa sot, Hithat në stadiumin 18 Qershori (Klinë) do të presin skuadrën e Ulpianës, e cila dhe zyrtarisht është larguar nga Superliga e Kosovës.

Të gjitha ndeshjet do të luhen nga ora 15:00.

Liverpooli fiton me rikthim fantastik ndaj Villarrealit dhe kalon në finalen e Ligës së Kampionëve

Ballkani sot mund të bëhet zyrtarisht kampion në BKT Superligën e Kosovës