Superliga e Kosovës rikthehet në aksion, duele interesante në fundjavë

Elita e futbollit kosovar rikthehet në aksion pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve.

Xhiroja e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll starton të shtunën me dy ndeshje në program për t’u zhvilluar.

Në Prishtinë pritet një derbi interesant mes kryeqyetasve dhe Ballkanit që kanë objektiva të ndryshëm dhe duan fitoren me çdo kusht.

Vendasit duan fitore pasi synojnë pozitën e katërt, kurse suharekasit duan fitore që i mban në garë për titull kampioni.

E ndeshja tjetër mes Malishevës dhe Dritës pritet të jetë spektakolare, kjo pasi dy skuadrat janë në formë të mirë dhe luftojnë për titull.

Të dielen zhvillohen tre duele tjera, të cilat këtë javë fillojnë nga ora 15:00.

Llapi është nikoqir i Lirisë në Podujevë. Llapi është favorit pasi gjendet në pozitën e dytë në tabelë, kurse prizrenasit janë drejt rikthimit në Ligën e Parë.

Ndeshja tjetër zhvillohet mes Fushë Kosovës e cila udhëton te Feronikeli ’74 për befasinë e radhës.

Duel interesant pritet të zhvillohet edhe mes Gjilanit dhe Dukagjinit. Gjilanasit kanë rënie të formës në kohët e fundit, njëjtë si Dukagjini dhe dy ekipet duan rezultate pozitive. /Gazeta Olle/

 

 

Olti Hyseni që po mahnit në Danimarkë: Ndihem danez, të luaj për Kosovën nuk është opsion

Luftë për ngjitje në Superligë, sonte ka finale në Ligën e Parë të basketbollit