Superliga e Kosovës në volejboll, në fundjavë fillon xhiro e 17-të

Katër xhiro para mbylljes së pjesës së rregullt të garave në elitën e volejbollit kosovar te femrat e meshkujt, gara po bëhet gjithnjë më interesante, sidomos për definim të pozicioneve në katër pozitat e para.

Në konkurencën e meshkujve, java e 17-të e sjell të shtunën duelin mes Ferizajt e Pejës, i cili zhvillohet nga ora 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK4.

Kampioni dhe lideri, KV Peja do ta vizitojë palestrën ku e ka pësuar humbjen e vetme këtë edicion.
Në ndeshjet tjera te meshkujt, të cilat gjithashtu luhen të shtunën, Ulpiana e pret Skënderbeun nga ora 20:00, e në të njëjtën kohë zhvillohet edhe dueli mes Therandës e Dritës.

Te vajzat, poashtu zhvillohen ndeshjet e javës së 17-të në Raiffeisen Superligën A.

Në dy takimet e së shtunës ballafaqohen Prishtjna ‘75 – Skenderaj (17:00h) dhe derbi lokal i rivalëve nga Ferizaj, Fer Volley – Kastrioti (20:00h).

Derbi i javës te femrat, luhet të dielën nga ora 17:00, ku Fushë Kosova takohet me Dritën, në Pallatin e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”, në Gjilan, në ndeshjen që transmetohet në RTK4.

Fushë Kosova, shkaku i mungesës së një palestre që i plotëson kushtet për transmetim televiziv, është detyruar që këtë takim ta luajë si vendas në Gjilan.

Krizë te Dukagjini, pesë ndeshje pa fitore dhe treqind minuta pa shënuar gol

Lajmi i fundit: Arbër Hoxha zgjedh Shqipërinë, do jetë pjesë e ndeshjeve të muajit mars