Superliga e Kosovës në hendboll nis gjatë fundjavës

Stinori pranveror i Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve nis në fundjavë.

Ndeshjet e xhiros së 15-të janë: Deçani – Vëllaznimi, Vushtrria – Besa Famgas, Kastrioti – Trepça dhe Prishtina – Rahoveci.

Gara për titull të kampionit pritet të jetë shumë e fortë. Aktualisht Rahoveci udhëheq në tabelë me 28 pikë. Skuadra rahovecase i ka fituar të gjitha 14 ndeshjet e stinorit vjeshtor. Kampionia aktuale, Besa Famgas, është e dyta me 22 pikë. Trepça është e treta me 20 pikë, ndërsa pason Kastrioti me 16 pikë dhe Prishtina me 14 pikë. Deçani, Vushtrria e Vëllaznimi janë në tri pozitat e fundit.

Kastrioti në afatin kalimtar të janarit është forcuar dhe pritet të përfshihet në garë për trofe. /Gazeta Olle/

Sfida interesante në xhiron e 21-të në basketboll, sprova para Kupës së Kosovës

Kosova në pritje të trajnerit të ri, Ademi: Duam ta fitojmë grupin dhe Ligën C