Ballkani fiton derbin ndaj Prishtinës, Gjilani merr tri pikët e para

Ndeshja kryesore në xhiron e dytë të Superligës së Kosovës, do të zhvillohet sot në kryeqytet.

Ballkani ka arritur ta fitoj kryendeshjen e javës në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ka mposhtur Prishtinën në udhëtim me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm për suharekasit e ka shënuar Ermal Krasniqi në minutën e 51-të.

Fitoren e parë këtë edicion e ka marrë edhe Gjilani që ka triumfuar 0-1 në udhëtim te Feronikeli falë golit nga Gerhard Progni.


Superliga LIVE:

Prishtina – Ballkani 0-1

Përfundon ndeshja

74′ Kushtrim Gashi i Ballkanit ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve!

51′ Gooool. Ermal Krasniqi ka shënuar një gol spektakolar për 0-1.

– Përfundon pjesa e parë 0-0

‘ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Haxo; B. Krasniqi, Bekteshi, Otanda, Mici, Boshnjaku, Karabeci, Shabani, Hoti, Kryeziu, John.

Ballkani: Frashëri; Thaqi, A. Thaqi, Sinani, Gashi, Korenica, Baftiu, Kuç, Krasniqi, Hoxha, Zeka.

Gjyqtarët: D. Çaka, F. Berisha, B. Selimaj, S. Isufi – VAR: V. Kastrati, E. Bicaj

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë


Feronikeli – Gjilani 0-1

Përfundon ndeshja

66′ GOOL! Progni kalon në epërsi kuqebardhët nga penalltia!

– Përfundon pjesa e parë 0-0

‘ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Smakiqi; Lladrovci, Pllana, Shala, Bejta, Shabani, Leku, Elshani, Ahmeti, Gashi, Kiqina.

Gjilani: Koliqi; Sorsa, Useini, Halili, Beqaj, Dabiqaj, Musolli, Torassa, Hajdari, Progni, Krasniqi.

Gjyqtarët: M. Ajeti, D. Rexhepi, A. Zhegrova, I. Mehmeti – VAR: B. Kasumi, E. Zeqiri

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas

/Gazeta Olle/

Rashani fantastik, asiston përsëri në Ligue 1

Rashani shënon përsëri në Ligue 1