Mbyllet me barazim ndeshja Llapi – Ballkani, shtyhet festa e titullit për suharekasit

Sot (e diel) janë në orar për t’u zhvilluar edhe tri ndeshje në kuadër të javës së 32-të në BKT Superligën e Kosovës.

Gjatë të shtunës u zhvilluan dy ndeshje, ndërsa sot pritet të luhen edhe tri ndeshje për të kompletuar xhiron e 32-të.

Ndeshja më interesante padyshim që do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi pret Ballkani.

Klubi nga Theranda mund të shpallet sot kampion i këtij sezoni në rast fitoreje, por do të bëhej edhe me një barazim, në rast se Drita nuk fiton ndaj Drenicës.

Drita është nikoqire e Dritës në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me drenicasit që kanë shumë nevojë për pikë.

Ndeshja e fundit, por jo nga rëndësia pritet të zhvillohet në Drenas, ku Feronikeli i rënë nga liga pret Malishevën, e cila imperativ të vetëm ka tri pikët, pasi lufton për t’i ikur zonës së barazhit.

Superliga LIVE:


Llapi 1-1 Ballkani 

Përfundon ndeshja.

76′ Lumbardh Dellova (BALL) ndëshkohet me karton të kuq.

62′ GOOOOOOL: Armend Thaqi devijon goditjen e Kastriot Selmanit nga goditja e lirë i cili përfundon në rrjetë, barazohet rezultati në Podujevë.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

33′ Kushtrim Shabani (LLAP) ndëshkohet me karton të verdhë.

16′ GOOOOOOL: Ermal Krasniqi kalon Ballkanin në epërsi. 

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli; Idrizi, Prenci, Neto, Emini; Shabani, Krasniqi, Ramadani; Rivera; Selmani, Veliu;

Ballkani: Frashëri; Ar.Thaqi, Hoxha, As.Thaqi, Potoku; Dellova, Kuc; Korenica, Gripshi, Krasniqi; Baftiu;


Drita 1-1 Drenica 

Përfundon ndeshja.

90′ GOOOOOOL: Genc Hamiti barazon rezultatin në 1-1. 

55′ GOOOOOOL: Albin Krasniqi realizon gol të bukur nga goditja e dënimit. 

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drita: Rexhepi; P.Islami, Limane, Balde, Blakqori; Bardhoku, D.Islami, Krasniqi; Fazliu, Tahiri, Ajzeraj; 

Drenica: Shala; Lushtaku, Jashari, Bejta, Veliqi; Gashi, Thaqi; Zabergja, Hamiti, Meziu; Abazi; 


Feronikeli 0-2 Malisheva 

Përfundon ndeshja.

82′ GOOOOOL: Yoan Marc Olivier shënon për të dyfishuar epërsinë eMalishevës.

76′ GOOOOOL: Albin Berisha shënon, Malisheva në epërsi.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Buqinca; Rexhepi, E.Kuçica, E.Kastrati, Morina; Ar.Qorri, Cervadiku; Ar.Qorri, Gjylani, Seferaj; Kiqina

Malisheva: Berisha; Pira, Gerbeshi, Xhaka, Kacoli; Vitija, Bruqi; Marc-Oliver, Mustafa, H.Hyseni; Stullqaku; 

/Gazeta Olle/

“Nuk është Bernabeu por Arena ‘Zahir Pajaziti’”- Tahir Batatina e krahason stadiumin e qytetit të Podujevës me impiantin spanjoll

Arbër Zeneli rikthehet te goli, shënon kundër Lorient