Gjilani dhe Drenica marrin fitore të ngushta, Ballkani ndalet nga Feronikeli

Kanë përfunduar tri sfidat e ditës së sotme në BKT Superligën e Kosovës.

Gjilani ka mposhtur me rikthim Llapin 2-1, falë golave nga Gerhard Progni e Armend Halili.

Fitore minimale ka shënuar edhe Drenica, që ka mposhtur Malishevën me rezultat minimal 1-0.

Ndërkohë Ballkani është befasuar në Suharekë, ku ka luajtur pa gola 0-0 me Feronikelin.


Superliga LIVE:

Gjilani – Llapi 2-1

Mbyllet ndeshja në Gjilan pas 113 minutave. Gjilani mposhtë Llapin 2-1.

88′ Gooool. Gjilani ka shënuar me Armend Halilin pas asistimit nga Gerhard Progni nga rivënia këndore.

83′ Karton i kuq për Gjilanin. Muhamet Dubova ndëshkohet me karton të kuq.

66′ Gooool. Gerhard Progni realizon nga penalltia për ta barazuar rezultatin në 1-1.

65′ Karton i kuq për Llapin. Kushtrim Shabani goditi me këmbë Elton Calen që ishte i shtrirë në zonën e 16 metërshit. Pas rishikimit në VAR, gjyqtari Malsor Ajeti akordon penallti për vendasit dhe karton të kuq për Shbanin.

– Fillon pjesa e dytë

 – Përfundon pjesa e parë

25′ Llapi shënon me Edon Sadriun, por goli i tij anulohet nga VAR.

8′ Gooool. Llapi ka kaluar në epërsi me golin e Francisco Riveras 0-1.

‘ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Useini, Veliu, Halili, Dabiqaj, Musolli, Kelmendi, Hajdari, Progni, Krasniqi.

Llapi: Avdyli, Peposhi, Krasniqi, Idrizi, Emini, Shabani, Ramadani, Rivera, Maliqi, Selmani, Sadriu.

Gjyqtarët: Mentor Ajeti, Drilon Rexhepi, Altin Zhegrova, Alban Shala, Genc Nuza (VAR).


Ballkani – Feronikeli 0-0

Mbyllet ndeshja në Therrandë, pa fitues 0-0.

– Fillon pjesa e dytë

 – Përfundon pjesa e parë

‘ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Gashi, Armend Thaqi, As. Thaqi, Hoxha, Jashanica, Kapra, Korenica, Sekiraqa, Krasniqi, Solomon.

Feronikeli:  Smakiqi, Lladrovci, Pllana, Shabani, Morina, Bejta, Ahmeti, Maliqi, Gashi, Qorri, Kastrati.

Gjyqtarët: Eridon Podvoriva, Lumturie Mahadri, Meriton Berisha, Lirim Jashari, Dardan Çaka (VAR).


Drenica – Malisheva 1-0

Mbyllet ndeshja, Drenica shënon fitore 1-0 përballë Malishevës.

– Fillon pjesa e dytë

 – Përfundon pjesa e parë

21′ Gooool. Drenica kalon në epêrsi me golin e Qaqit 1-0.

‘ Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Drenica: Haxhijaj, Lushtaku, Jashari, Qaqi, Avdulli, Thaqi, Gashi, Hamiti, Denisson, Uka, Zabergja.

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Duamani, Vitija, Bruqi, Pefqeli, Binishi, H.Hyseni, Stullqaku.

Gjyqtarët: Mervan Bejtullahu, Edmond Zeqiri, Besnik Morina, Gramos Shala, Besfort Kasumi (VAR).

/Gazeta Olle/

Nuhiu me deklaratë të fuqishme: Në humbje gjithmonë i marrë përgjegjësitë, në fitore meritat i takojnë lojtarëve

Përfundojnë tetë ndeshjet në Ligën e Parë – Vëllaznimi nuk ndalet