Prishtina merr tri pikë të mëdha në Gjilan, fitojnë edhe Drenica e Dukagjini

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje interesante në kuadër të javës së 31-të në BKT Superligën e Kosovës.

Ndeshja më interesante padyshim së do të zhvillohet në Gjilan, ku ekipi me emrin e qytetit e pret rivalin e vjetër, Prishtinën.

Takim i fortë pritet të jetë edhe në mes të dy skuadrave, Drenicës dhe Ulpianës, të cilat luftojnë për mbijetesë.

Në takimin e fundit, por jo nga rëndësia, Dukagjini është nikoqir i Feronikelit, të rënë tashmë edhe matematikisht nga Superliga.

Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë me orarin e ri, nga ora 15:00.

BKT Superliga LIVE:


Gjilani – Prishtina 1:2

80′ Gooool. Prishtina shënon për të kaluar në epërsi falë golit nga Guathier Mankenda.

Fillon pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

45′ Goool. Besnik Krasniqi shënon nga penalltia për ta barazuar rezultatin në 1-1.

33′ Goool. Albert Dabiqaj kalon Gjilanin në epërsi pas golit të shënuar me kokë ku harkoi Gerhard Progni nga goditja e këndit.

‘Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi; Sorsa, Prekazi, Useini, Halili; Dabiqaj, Keita Aziz, Musolli; Kelmendi, Krasniqi, Progni; 

Prishtina: Haxho; B. Krasniqi, Pllana, Mici, Abazi; Boshnjaku, Karabeci; E.Krasniqi; Zeka, Kryeziu; 


Drenica – Ulpiana 3:1

Mbyllet ndeshja

88′ Goool. Ulpiana ngushton epërsinë me golin e Ahmetit.

63′ Goool. Drenica trefishon epërsinë ndaj Ulpianës, shënon sërish Abazi.

54′ Goool. Abazi shënon me kokë për 2-0.

Fillon pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

23′ Goool. Osman Mëziu kalon Drenicën në epërsi 1-0 pas asistimit nga Abazi.

‘Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Drenica: Shala; Lushtaku, Jashari, Bejta, Veliqi; Gashi, Thaqi; Mëziu, Hamiti, Uka; Zabërgja; 

Ulpiana: Ajeti; Musliu, Shkalla, Makolli; Rapuca, Emini, Shala, Avdulli; Qerimi; Iran, Selimi;   


Dukagjini – Feronikeli 4:0

Mbyllet ndeshja

86′ Gooool. Dukagjini ngrit epërsinë në 4-0 falë golit nga Nikolic.

Fillon pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

45′ Goool. Ergyn Ahmeti shënon për 3-0.

15′ Goool. Arbër Shala dyfishon epërsinë e Dukagjinit ndaj Feronikelit

5′ Goool. Dukagjini kalon në epërsi ndaj Feronikelit fal golit nga Altin Merlaku.

‘Fillon ndeshja

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Syla, Palushaj, Shala; Shabani, Jashanica; Hasanaj, Ahmeti, Merlaku, Nikolic;  

Feronikeli: Pas pak…

/Gazeta Olle/

UEFA mendon t’i përjashtojë nga Liga e Kampionëve tre gjigantët evropianë

Prishtina e Re mundi Rahoveci në ndeshjen e parë të “Play-out”-it